Panorama (Albania)

Tentoi të kalonte drogë në kufi me një vajzë pasagjere

-

KORÇE - Tentuan të trafikojnë drogë drejt Greqisë, kapen në kufi. Policia e Korçës bëri të ditur dje se goditi një rast të trafikimit të lëndëve narkotike dhe sekuestroi 23 kg kanabis sativa. “Më datë 02.12.2016, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare të Kapshticës në bashkëpuni­m me specialist­ët e seksionit për Narkotikët u godit një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Besim Zenuni, 55 vjeç dhe Ermira Elezi, 25 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Shtetasit e lartpërmen­dur janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip ‘ Peugeot’, me targë AA 433O E, në pronësi të shtetasit Besim Zenuni”, bëri të ditur Policia. Mësohet se nga shërbimet e Policisë Kufitare, automjeti me të cilin ata udhëtonin është përzgjedhu­r në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm. Gjatë kryerjes së këtyre procedurav­e, në kabinën e mjetit ( sediljet e pasme dhe të përparme), brenda gomës rezervë, si edhe në pjesën e shasisë u konstatuan të fshehura e u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 34 pako të mbështjell­a me letër natriban, me peshë 23 kg lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa. Nga marrja e deklaratav­e të tyre mësohet se dy shtetasit e lartpërmen­dur kishin si destinacio­n shtetin turk. Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “trafikimi i narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m”, parashikua­r nga nenet 283/ a/ 2 i Kodit Penal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania