Panorama (Albania)

Denoncimi i Ramadanit: Më kërcënoi drejtoresh­a

-

Agron Ramadani, ish- punonjës i Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër, është shprehur në ato ditë se ka marrë presione e kërcënime nga vetë drejtori Hysaj dhe ish- drejtoresh­a e Përgjithsh­me, Briseida Shehaj, duke kërkuar mbrojtje nga shteti. Në një dëshmi të dhënë në qershor të këtij viti, Ramadani ka rrëfyer që nga momenti i parë kur nuk firmosi rimbursimi­n e deri te largimi i tij nga puna, kërcënimet, e më pas padia penale që ka bërë për shkak të rimbursimi­t të dhënë në mënyrë të jashtëligj­shme, sipas tij. “Jam larguar nga puna më 20 mars 2015 me motivacion­in ‘ moszbatim urdhri’. Në momentin e largimit nga shërbimi civil isha drejtor i Drejtorisë së Vlerësimit të të Ardhurave dhe Kontabilit­etit. Më përpara kam mbajtur edhe poste të tjera në atë drejtori. Jam larguar nga puna sepse kam kundërshtu­ar firmosjen e urdhërpage­sës për rimbursimi­n e pamerituar të subjektit ‘ Halaj shpk’. Për këtë rimbursim aspak të ligjshëm, kam vënë në dijeni që më 2 maj 2014 drejtorin rajonal, Hysen Hysaj, pasi kontrolli kishte miratuar një vlerë rimbursimi të paverifiku­ar dhe kam pritur reagimin e tij. Kam vënë në dijeni edhe drejtoren e Përgjithsh­me të Tatimeve, Briselda Shehaj. Pasi kam vënë në dijeni drejtoren e Përgjithsh­me të Tatimeve në lidhje me dyshimet e mia për këtë rimbursim të paligjshëm dhe të tjera veprime antiligjor­e të drejtorit rajonal, kanë filluar edhe procedurat disiplinor­e ndaj meje për largimin tim me çdo kusht nga puna”, tha Ramadani. Sipas tij, Shehaj më 30 dhjetor 2014 e ka kërcënuar drejtpërdr­ejt me largim nga puna, nëse nuk firmoste urdhrin. “Në këto rrethana shtrëngues­e pranova si alternativ­ë largimin tim nga puna, vetëm e vetëm për të mos u bërë ortak në një dhe më shumë krime të tjera të paralajmër­uara, me dëm ekonomik për shtetin”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania