Panorama (Albania)

Klea Huta dhe Era Rusi përplasen në performanc­at e “Këngës Magjike”

-

Eranda Libohova i rikthehet garës së festivalit “Kënga Magjike” në bashkëpuni­m me Xhesin, me një këngë dashurie me titull “Në zemër të mbaj”. Për këtë rikthim dhe jetën e saj private ajo ishte e ftuar nga Rudina Magjistari, për të rrëfyer detaje nga jeta e saj e përditshme dhe karriera. Këngëtarja që përpiqet të jetë gjithmonë e rezervuar në intervista, ka ndarë me publikun disa detaje në studion ku ish- te e pranishme me qenushen e saj, Tekila, që prej 8 vitesh ndajnë me njëra- tjetrën momente të veçanta. “Më mungojnë programet muzikore dhe më pëlqen shumë të shfaqem te “Kënga Magjike”, tha ajo për rikthimin pas vitit 2011, kur mori pjesë me këngën “Pa problem”, në bashkëpuni­m me Aldon. Duke folur për fabulën e këngës së saj të re, ajo u shpreh se “dashuria edhe në gjuhën e shenjave është universale”.

Dy artistet i këndojnë vajzës, dhe rrethohen nga disa djem në skenë. Klea Huta dhe Era Rusi janë dy këngëtaret që garojnë në festivalin “Kënga Magjike”, e para me këngën “Amla” dhe e dyta me këngën me titull “Çupëlina”. Por artistet përplasen me perfomanca­t e tyre skenike, dhe me fabulat që kanë zgjedhur në këtë garë. Të dyja të veshura me të kuqe në performanc­at që kanë bërë deri tani në “Këngën Magjike” dhe të rrethuara nga djemtë, Klea nga grupi “Alar Band”, dhe Era nga instrument­istët, që i shkojnë për shtat idesë së krijimit. Nuk dihet kush ka kopjuar kë, pavarësish­t se Klea debutoi disa javë para Erës, e cila nga ana tjetër kishte kohë që ishte përgatitur për këtë konkurrim. Klea erdhi në këtë bashkëpuni­m me djemtë e “Alar Band”, me të cilët është njohur në Universite­tin e Arteve. Kënga e shkruar nga Elgit Doda titullohet “Amla”, dhe i këndohet vajzës, që është mishërimi i gjithë përmbajtje­s së këngës. Po ashtu, edhe Era Rusi këngën “Çupëlina” ia dedikon një vajze çapkëne, dhe që ngacmohet shumë nga djemtë. Në të dyja rastet, si Era, edhe Klea i këndojnë vajzës së dashuruar, ndaj jo pa qëllim janë veshur me të kuqen e zjarrtë në prezantime­t e tyre të para gjatë programit “E diela shqiptare”. Gjatë intervistë­s, në monitor u shfaqën edhe foto personale të saj me pjesëtarë të tjerë të familjes, për të cilët Eranda ka treguar më shumë. Ndër surprizat e intervistë­s ishte shfaqja e një prej mikeshave të saj më të mira, Rovena Dilos, e cila zbuloi disa sekrete nga jeta e Erandës. Këngëtarja renditi disa prej detajeve nga jeta e Erandës, mes të cilave: Ka marrëdhëni­e të veçantë me qenushen; momentet tona në shopping ku nisemi për të blerë unë, dhe përfundojm­ë vetëm duke blerë ajo; Eranda nuk ha shumë në dreka apo darka kur dalim; gjatë verës humbet nëpër koncerte; magjia e miqësisë sonë është një kimi e vërtetë, por ka edhe disa gjëra që nuk mund zbulohen”. Vetë Eranda tregoi se i pëlqen të vishet bukur dhe të mos dalë nga vetja, në stlin që e cilësoi thjesht personal. Edhe pse është e pavarur dhe e lirë, ajo rrëfeu se jeton ende me nënën e saj, për të cilën kujdeset si për një fëmijë, pasi ajo tashmë është 90- vjeçare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania