Panorama (Albania)

Provimet e Maturës 2017, dalin programet orientuese

Pesë provime me detyrim e me zgjedhje, çfarë do të përmbajnë

- BESARTA BASHA

Si asnjëherë më parë, Ministria e Arsimit ka publikuar programet orientuese për maturantët gati pesë muaj përpara se ata t’u nënshtrohe­n provimeve me detyrim e me zgjedhje.

Janë 29 programe, mbi bazën e të cilave do të hartohet përmbajtja e tezës për provimet e: Gjuhë- letërsisë, Matematikë­s, Gjuhës së Huaj dhe dy lëndë me zgjedhje që maturantët do t’i përcaktojn­ë në formularin A1. Nga tabela me 21 lëndë që maturantët e disponojnë tashmë, ata kanë të drejtë të zgjedhin dy prej tyre, me kushtin që të plotësohen tetë kredite. Gjatë kësaj kohe, nxënësit e vitit të fundit do të mund të konsultohe­n dhe orientohen rreth temave kryesore të studiuara gjatë viteve të gjimnazit, duke u orientuar në fushat që kanë më tepër peshë në provimin final. Ndonëse jo të gjitha universite­tet kanë publikuar kriteret e pranimeve për këtë vit, për disa prej tyre, rezultatet e provimeve të fundit dhe ato të lëndëve të caktuara në tri vitet e gjimnazit do të kenë rol vendimtar në pranimin e tyre në auditorë. Gazeta ndalet në përmbajtje­n e dy provimeve me detyrim, udhëzimet për të cilat janë të publikuara edhe në faqen zyrtare të MAS.

MATEMATIKA Përgatitja për provimin e lëndës së Matematikë­s bazohet në programin e Matematikë­s bërthamë të gjimnazit. Njohuritë më të rëndësishm­e të tri viteve Matematikë do të përmblidhe­n në disa kapituj, të cilëve maturantët duhet t’u kushtojnë më tepër vëmendje: numri dhe veprimet me të, matja, algjebra, funksioni, gjeometria, njehsimi integral dhe statistikë e probabilit­et. Nga të sipërpërme­ndurat, thuajse gjysmën e peshës së pikëve totale e mbajnë gjeometria e integralet, ndërsa më pak numri, matja dhe algjebra. Kështu, maturantët duhet të zhvillojnë ushtrime praktike në lidhje me gjeometrin­ë në plan e hapësirë, si dhe derivatet e integralet, të cilat do të kenë rreth 45% të pikëve në test. Aftësia për të zgjidhur problema, për të përdorur njohuritë matematike në situata nga jeta reale, të menduarit kritik, aftësia për të gjykuar janë në qendër të vëmendjes nga profesorët që do të përgatisin tezën e provimit.

GJUHË- LETËRSIA Struktura e testit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë do të jetë e njëjtë me atë të vitit të shkuar, ku 45% e përbën pjesa letrare dhe 55% ajo joletrare. Testi do të ketë në përbërjen e tij fragmente nga teste të ndryshme, që mund të jenë: tekste tregimtare, poetike, dramatike a çfarëdo tjetër, jo medoemos të punuara në klasë, në të cilin maturantët do të testohen nëse janë të aftë të kuptojnë, analizojnë, vlerësojnë apo mbajnë qëndrime të caktuara. Janë dy linja kryesore mbi të cilat do të hartohet teza: të lexuarit, ku përfshi- hen njohuritë mbi fjalën, strategjia e të lexuarit, pasurimi i fjalorit dhe aftësia e të kuptuarit të tekstit dhe reflektimi ndaj tij, si dhe të shkruarit, ku bën pjesë shkrimi dhe format e tij. Me rëndësi të madhe është pjesa letrare, e cila ka thuajse gjysmën e vlerës së pikëve. Në një tabelë përbri shkrimit gazeta boton listën me 29 veprat që mund të bien në provim. Kjo u shërben mësuesve dhe nxënësve të zhvillojnë analiza të detajuara të pjesëve në prozë, poezi apo dramë, pasi njëra prej tyre do të jetë pjesë e tezës finale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania