Panorama (Albania)

Hetim në Kosovë për Flamur Nokën

-

TIRANE – Javën e kaluar, sektori i dekriminal­izimit në Prokurorin­ë e pPërgjiths­hme ka nisur hetimet ndaj deputetit demokrat Flamur Noka. Në kuadër të hetimit në fjalë, organi i Akuzës ka nisur një letërporos­i për ndihmë juridike në Kosovë, ku kërkon informacio­n nëse Flamur Noka është ndaluar, shoqëruar apo arrestuar ndonjëherë në këtë shtet. Prokuroria është vënë në lëvizje për këtë rast nga informacio­net e publikuara disa ditë radhazi në media, por edhe nga një kërkesë e bërë zyrtarisht prej një grupi deputetësh të Partisë Socialiste. Objekti i hetimit ndaj Flamur Nokës, sipas Prokuroris­ë, është formulari i dekriminal­izimit, në të cilin nuk është shënuar asnjë informacio­n në lidhje me një ndalim nga policia në vitin 1991. Sipas informacio­neve mediatike, por edhe sipas kërkesës së grupit të deputetëve të PS-së, Flamur Noka është ndaluar në Prizren, në vitin 1991, nga Policia e ish- Jugosllavi­së. Për shkak se ky precedent nuk është pasqyruar në formularin e dekriminal­izimit nga ana e deputetit Flamur Noka, Prokuroria ka nisur hetimet. Dyshohet se pas ndalimit në Kosovë, Noka është pyetur në kohën e ngjarjes edhe në policinë e Kukësit në lidhje me arsyen e shoqërimit në Prizren nga Policia jugosllave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania