Panorama (Albania)

MËSUESJA E KLASËS SË PARË: MË FALNI!

-

Mësuesja e klasës së parë Fatime Vata, e cila u filmua teksa dhunonte psikologji­kisht nxënësit e saj, ka shpërthyer me të qara në Polici. "Jam shumë e penduar. Isha në një moment që nuk ndihesha mirë, por nuk ka për të ndodhur kurrë më. Kur pashë pamjet u ndjeva keq. Ju lutem më falni! Iu kërkoj falje edhe prindërve", është shprehur mësuesja. Ajo është lënë e lirë, ndërsa mësohet se nuk ka akuzë ndaj saj. tu, burime nga Drejtoria Rajonale e Arsimit bëjnë me dije se Emine Alushi që nga 2015- ta nuk e ka ushtruar profesioni­n në shkolla të tjera të Shkodrës. Aktualisht ajo ishte e papunë. Sipas të dhënave, mësuesja gjatë kohës kur ishte në Medrese si zëvendësue­se jepte lëndën fetare të librit të shenjtë të Kuranit. Ajo është nënë e tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë, ndërsa është bashkëshor­tja e Blendi Alushit, që punon si jurist në Myftininë e Shkodrës. Deri tani komunitete­t fetare në Shkodër, mes të cilave edhe Myftinia e Shkodrës, nuk kanë bërë asnjë reagim apo s'kanë mbajtur asn- jë qëndrim. Alushi është diplomuar për Teologji në Fakultetin e Studimeve Islame, në Prishtinë, në vitin 2009. Në faqen e saj në Facebook mësuesja ka të publikuara lajme që lidhen me Sirinë, bashkë me lutje dhe solidarizi­m për viktimat atje. Gjenden edhe fotografi të udhëtimeve të saj në Mekë apo edhe nga aktivitete të ndryshme. Por nuk ka askund propagandë për ISIS- in apo ndonjë gjë të përafërt. Ajo shfaq në rrjete sociale mbështetje për Ahmed Kalanë, imamin e xhamisë së Kavajës, që disa herë ka pasur përplasje mendimesh me KMSH.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania