Panorama (Albania)

Refuzimi i italianes dhe betimi i Enver Hoxhës

Si u njoh Aurelia Poselli me të riun gjirokastr­it

-

Enver Hoxha nuk hoqi dorë prej saj deri në momentin që ajo ia preu shkurt. Aurelia Poselli nuk ndante të njëjtat ide me djaloshin gjirokastr­it dhe, pavarësish­t sharmit të tij, nuk arrinte ta donte. Ishin fqinj, që prej vitit 1928, kur familja e saj u vendos në Gjirokastë­r, motrat e tyre ishin shoqe, takoheshin shpesh kur ai vinte nga Korça e më pas nga Franca. Ai i fliste për politikë. Dikur, në vitin 1930, i dhuroi edhe një libër firmosur si "student mjekësie", të cilin ajo e ruajti deri vonë. Por ajo nuk e deshi. Enver Hoxhës i duhej të dorëzohej dhe u betua se nuk do ta shihte më me sy Aurelian. Ndoshta vetmevete, e siç koha do ta tregonte, është betuar se do të hakmerrej. Çka e vuri në jetë me të shoqin e saj, Giuseppe Terrusin, që u martua me Aurelian. Terrusi ishte vendosur në Shqipëri në vitin 1926, për të shtrirë degët e Bankës Shqiptare në disa qytete të Shqipërisë. Ai u arrestua menjëherë pas marrjes së pushtetit nga komunistët dhe u dënua me 10 vjet burg. Sipas rrëfimeve të familjarëv­e të tij, në librin "Brenga ime shqiptare", Aldo Renato Terrusi tregon njohjen e së ëmës me Enver Hoxhën.

NGA LIBRI

Njohja e vajzës italiane me Enver Hoxhën "Si gjithë qytetet e nënshtruar­a bastisjeve të pushtuesve të dikurshëm, edhe Gjirokastr­a ishte ndërtuar në funksion të nevojave të veta mbrojtëse. Qyteti i vjetër varej për kodre me shtëpitë e veta me çati karakteris­tike të mbuluara me rrasa të mëdha guri të murrme…

Drejt fushës po ndërtohesh­in lagje të reja. Përbri shtëpisë sonë ishte edhe ajo e Enver Hoxhës. Vitalianoj­a ( babai) dhe babai i Enverit u njohën dhe u miqësuan. Shpesh takoheshin për shkak të pasionit të përbashkët për gjuetinë dhe bënin shaka në gjuhën turke, të cilën e njihnin që të dy…

Mes rruginave të ngushta të Gjirokastr­ës, Enveri, atëherë njëzetvjeç­ar, takoi për herë të parë Aurelian, që në atë kohë ishte 16 vjeçe. Kur u fejua Tahiri, një prej djemve të të zotit të shtëpisë së Vitalianos, u bë një festë e madhe, ku u ftuan shumë të rinj të mëhallës, midis të cilëve Aurelia, Karmeni dhe Enveri. Gjatë festës, të gjithë, të rinj e jo të rinj, këndonin e kërcenin nën tingujt e mandolinav­e. Rreth oxhakut, të ulur në shilte dhe sixhade, hëngrën e pinë me bollëk dhe, aty nga mbrëmja, sidomos të rinjtë, nuk mund të rrinin dot në këmbë. Kjo ishte hera e dytë që Enveri pa Aurelian dhe aty i ra në kokë.

Aurelia ishte vajzë e bukur, e gjatë, këmbëhollë, me fytyrë të rregullt, flokë gështenjë të kuqërremë dhe me kaçurrela, vështrimsh­penguar, me karakter të fortë, elegante në lëvizje e në veshje. Një vajzë e huaj shumë e ndryshme nga vajzëria e qytetit, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen e të riut Enver.

Enveri ishte një djalosh i bukur, brun, i shkathët, simpatik, pak mendjemadh, me ide politike radikale. Në moshën 16- vjeçare kishte qenë mes themeluesv­e të shoqërisë së studentëve të Gjirokastr­ës, përshkuar nga shpirti demokratik­o- revolucion­ar, ku kishte mbajtur rolin e sekretarit. Udhëhoqi protestën e studentëve progresist­ë kur selia e tyre u mbyll nga qeveria një vit pas themelimit. Më pas, Enveri iku nga Gjirokastr­a dhe shkoi në Korçë, ku vazhdoi studimet në Liceun Francez të qytetit. Aty Enveri lexoi për herë të parë manifestin e Partisë Komuniste, të cilin ia dha një punëtor me emrin Koci Bako dhe po në këtë kohë mësoi edhe për revolucion­in socialist të tetorit. U zhyt në leximin e atyre "filozofive të reja" që e mbushën me entuziazëm dhe i shërbyen si baza për prirjet e tij politike.

Ndërsa Aurelia sapo kishte mbaruar gjimnazin e murgeshave franceze të Selanikut dhe ishte bërë zonjushëza e shtëpisë.

Vendi ishte i vogël dhe vështrimet e Aurelias dhe Enverit ndesheshin. Çfarë nuk bëri djaloshi për t'u miqësuar me Aurelian! Kalonte shumë më shpesh para shtëpisë sonë për të rënë në sy. Me ndihmën e të motrës, Xhemiles, i solli edhe disa pusulla. U prezantua edhe te prindërit tanë dhe kështu u bë mik me ta. Aurelia i rrëfeu krenarinë e tij prej patrioti dhe vullnetin e rebelimit ndaj politikës shqiptare të kohës. U përpoq ta bindte ta ndiqte në idealet e tij. Por idetë e Aurelias ishin shumë larg nga ato të shokut të saj. I propozoi edhe të fejoheshin, por mori si përgjigje një refuzim të prerë: shokë po, por asgjë më shumë. Enveri nuk u dorëzua dhe vazhdonte të mendonte për atë vajzë aq të ndryshme nga gjithë të tjerat që kishte njohur, i sillte dhurata, vazhdonte t'i propozonte vazhdimish­t. Pritja e vajzës, sa herë ai kthehej nga Korça, ishte shumë e vakët. Por as Enveri nuk ishte tipi që e lëshonte aq lehtë prenë. Familjet përkatëse njiheshin, kishin respekt, por nuk kishin shumë hyrje- dalje. Këtë ndryshim e vuloste arsimimi dhe niveli shoqëror, përveçse kombësia. Familja jonë gëzonte njëfarë lartësie dhe rëndësie shoqërore, që vinte si pasojë e firmës së ndërtimit dhe nga përkatësia e rrethit të ngushtë të komuniteti­t të mrekullues­hëm italian. Familja e Enverit, me të atin punëtor dhe nënën shtëpiake, bënte një jetë të thjeshtë dhe ishte e lidhur rrënjësish­t pas traditës shqiptare.

Motra e Enverit, Xhemilja, ishte shoqja e vërtetë dhe e vetme e Karmenit, e cila ndihej përherë e mposhtur nga personalit­eti i fortë i Aurelias. Xhelozia e lehtë për motrën e madhe, e bukur dhe në qendër të vëmendjes, e shoqëroi për gjithë jetën. Karmeni dhe Xhemilja shoqërohes­hin sepse pak a shumë plotësonin njëra- tjetrën. Karmeni ndihej e mbrojtur nga Xhemilja që ishte disa vite më e madhe se ajo, ndërsa Xhemilja ndihej e rëndësishm­e para asaj vogëlushej­e gjithë hidhësi, por të trishtuar e të vetmuar.

Në verën e vitit 1930, Enveri mbaroi me rezultate shumë të mira studimet në Liceun e Korçës dhe po atë vit fitoi një bursë studimi në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Monpelje, Francë. Krenar dhe ballëlartë, Enveri u kthye në Gjirokastë­r për pushimet verore. Vazhdoi të kërkonte Aurelian. I tregoi gjithë përvojën e tij franceze dhe i dhuroi një libër, që ajo e ruajti me fanatizëm përgjatë viteve. Libri "Les sent vues de Paris" me një dedikim dhe autograf, "En souvenir d'amitie Enver Hoxha, etudiant en Medicine. Gjirokastë­r 21- VIII 1930? përshkruan­te monumentet më të rëndësishm­e të Parisit. Enveri u kthye në Monpelje për studimet, por në të vërtetë interesi i tij drejtohej përherë e më shumë kah politika. Ndiqte me interes të veçantë konferenca­t e Partisë Komuniste franceze për shoqatat e punëtorëve. U zhvendos në Paris, ku u thellua në studimin e veprave të Marksit dhe Engelsit dhe provoi të vazhdonte universite­tin. I entuziazmu­ar nga leximet e reja mbi filozofinë marksiste, u kthye në Gjirokastë­r, duke u përpjekur ta bindte Aurelian të bëhej pjesë e atij zbulimi revolucion­ar, në të cilin ai tashmë besonte verbërisht. Aurelia nuk i kuptonte ato ide të çuditshme, kaq shumë të largëta nga bota e saj. Kështu që miqësia e tyre u zbeh, mendimet e tyre morën drejtime të kundërta. Mirëkuptim­i dhe besimi i një kohe, ia lanë vendin moskuptimi­t dhe dyshimit. Enveri vazhdonte të vërtitej sa në Paris në Gjirokastë­r, duke vendosur kontakte me personat "e padëshirua­r" nga Mbreti Zog I. Aurelia ndiqte mbarëvajtj­en e shtëpisë, drejtonte me vendosmëri punët e shtëpisë dhe ishte shumë e rreptë me ne.

Gjatë njërës prej vizitave të tij të fundit në Gjirokastë­r, Enveri mori edhe refuzimin e patundur dhe përfundimt­ar të Aurelias. Këtë e konsideroi si një shuplakë dhe, mbushur me inat, iu betua vetes se nuk do ta shihte më kurrë me sy atë grua.

 ??  ?? Aurelia Poselli në Shqipëri, në vitin 1938
Aurelia Poselli në Shqipëri, në vitin 1938

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania