Panorama (Albania)

Kukan: Bojkoti nuk e ndihmon opozitën

-

Eurodepute­ti i djathtë, Eduard Kukan, është kundër vendimit të opozitës për të bojkotuar parlamenti­n. Përmes një reagimi në “Twitter”, Kukan ka sqaruar se opozita shqiptare ka ende shumë punë për të bërë para zgjedhjeve parlamenta­re në Kuvendin e Shqipërisë. “Bojkoti nuk e ndihmon atë t’i mbarojë këto punë”, shkruan në profilin e tij Kukan. Apeli i eurodepute­tit vjen në një kohë që opozita është futur në ditën e pestë të protestës së saj, nga e cila ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nëse në zgjedhje nuk do të shkohet me një qeveri teknike. Qëndrimi kundër vendimmarr­jes së opozitës për bojkot i Kukan vjen pas deklaratav­e të raporterit për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in, lidhur me këtë çështje. Kreu i opozitës ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimmarr­ja, që sipas tij ia imponuan shqiptarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania