Panorama (Albania)

Konfirmohe­t rritja e pensioneve 3 për qind, nis nga marsi

Ahmetaj: Sot vendimi në qeveri për pensionet. Bëhet gati edhe rritja e pagave të administra­tës

-

Pensionist­ët në të gjithë vendin nga 2 marsi do të tërheqin rritjen e pensionit në masën 3 për qind.

Vendimi për rritjen e pensionit do të miratohet sot në mbledhjen e qeverisë, ndërsa shtesa për të gjitha kategoritë do të tërhiqet në fillim të muajit mars. Lajmi për rritjen e pensioneve në masën 3 për qind u konfirmua dje nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në konferencë­n për shtyp për bilancin e ekonomisë për vitin 2016. Ministri Ahmetaj tha se fondi i rritjes do të jetë 2.6 miliardë lekë. Fondi vjetor që qeveria do të shpenzojë për rritjen do të jetë 3 miliardë lekë. “Rritja e pensioneve do të jetë 3 për qind, me një vlerë prej 2.6 miliardë lekësh për periudhën dhe 3 miliardë lekë për vitin. Rritja e pensioneve fillon më 2 mars dhe nesër ( sot) kalon në qeveri vendimi shoqërues për rritjen e pensioneve me 3 për qind”, u shpreh Ahmetaj. Shtesa 3 për qind e pensioneve do të sjellë rritje të pensioneve të qytetit, nga 443 lekë deri në 773 lekë. Për pensionet në fs- hat, rritja do të variojë nga 286 lekë deri në 367 lekë në muaj. Aktualisht, pensioni minimal në qytet është 14.785 lekë, me rritjen 3 për qind ai do të jetë 15.228 lekë. Shtesa për pensionin minimal të pensionist­ëve të qytetit do të jetë 443 lekë. Pensioni maksimal i pleqërisë për qytetin është 25.770 lekë, me rritjen parashikoh­et të arrijë në masën 26.543 lekë. Shtesa për pensionin maksimal të pensionist­it në qytet llogaritet 773 lekë në muaj. Nga rritja do të përfitojnë edhe pensionist­ët në fshat. Ministria e Financave do t’i dërgojë qeverisë për miratim edhe vendimin me llog- aritjet për rritjen e pagave. Rritja e pagave nis në prill. Përfitues do të jenë punonjësit e administra­tës që do t’u rriten rrogat me 7 për qind, ndërsa rrogat e ulëta 36 për qind. Për mësuesit, pedagoët, mjekët, infermierë­t, policët dhe ushtarakët, rritja e pagave do të jetë 10 për qind.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania