Panorama (Albania)

Gramsh, soba e lënë ndezur djeg 6 banesa

-

GRAMSH - Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar gjashtë banesa të katit të tretë të një pallati në lagjen “Xhile Liçi” në Gramsh. Si pasojë, banorët janë gjendur në qiell të hapur, pasi apartament­et e tyre tashmë janë djegur dhe janë bërë të pabanueshm­e. Policia bën me dije se shkak i zjarrit ka qenë një sobë zjarri e ndezur në një nga apartament­et e katit të fundit të pallatit me tri kate dhe pas kësaj, flakët janë përhapur me shumë shpejtësi duke shkrumbuar edhe pesë banesat e tjera të katit. Efektivat e Zjarrfikës­es, së bashku me Policinë, kanë mundur që të nxjerrin nga banesa të moshuarën me iniciale R. D., 75 vjeçe, e cila për shkak të gjendjes së rëndë shëndetëso­re nuk ka mundur të dalë në kohë nga banesa e saj. “Gjithçka është shkrumbuar. Ishte një jetë punë për të kompletuar banesën, dhe tash- më as që nuk kemi mundësi t’ia nisim nga e para, që nga luga dhe piruni, që janë karbonizua­r”, thotë një nga banorët që iu dogj apartament­i. Luljeta Dollani, kryetarja e Bashkisë së Gramshit, ka zhvilluar një takim me specialist­ë të bashkisë, si dhe emergjenca­ve civile, të cilët kanë nisur verifikimi­n e dëmeve në banesa, si edhe plotësimin e formularëv­e nga banorët, ndërsa ka premtuar se do të gjendet një zgjidhje. m. s.

 ??  ??
 ??  ?? Banesat e djegura
Banesat e djegura

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania