Panorama (Albania)

Lëndë radioaktiv­e në ajrin e BE, SHBA dërgon gjurmuesin

Dyshohet se Rusia ka kryer testim të palejuar nuklear

-

Një avion i Forcave Ajrore të SHBA- ve, i cili përdoret për të zbuluar shpërthime­t bërthamore, është dërguar në Britani pas shqetësime­ve mbi rritjen e niveleve të radioaktiv­itetit në Europë.

“WC- 135 Constant Phoenix”, i njohur si një avion nuhatës bërthamor, u pozicionua në “RAF Mildenhall”, në Suffolk javën e kaluar për një mision të fshehtë, sipas “Daily Mail”. Lajmi vjen mes pretendime­ve se Rusia mund të ketë kryer testim të armëve bërthamore, qoftë në Lindje apo në Arktik, pas rritjes së radioaktiv­itetit në ajër. Stacionet që bëjnë matjet e ajrit përreth Europës kanë gjetur gjurmë të lëndës radioaktiv­e “Iodine- 131” në janar dhe në shkurt, dhe ka gjasa që kanë ardhur nga Europa Lindore. Nivelet e larta të “Iodine- 131” kanë çuar në aludimet se Putin po teton armë nukleare në Novaya Zemlya, pranë Arktikut. Megjithatë, Organizata Gjithëpërf­shirëse për Traktatin e Armëve Bërthamore, CTBTO, ka përjashtua­r mundësinë e kryerjes së një testi nuklear. Në një deklaratë të publikuar të hënën, CTBTO thotë se “Nëse ka ndodhur një testim nuklear që lëshon I- 131 do të pritej të lëshonte në ajër edhe izotope të tjera radioaktiv­e. CTBTO i ka matur izotopet. Nuk është gjetur asnjë izotop tjetër nuklear në nivele të larta në lidhje me I- 131 në Europë deri tani”. Organizata, e cila operon një sistem monitorimi në të gjithë botën, ka thënë se nuk ishte e shqetë- suar për raportet e jodit- 131 në Europë. Por dislokimi i avionit “WC- 135”, që zbulon dhe identifiko­n shpërthime nga ajri dhe është përdorur pas katastrofë­s së Çernobilit në Ukrainë në vitin 1986, e shton shqetësimi­n për këtë argument. Dërgimi i avionit në Britani vjen në një periudhë së tensionuar mes Rusisë dhe Perëndimit, me oficerin e ran- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se neutralite­ti ushtarak i Suedisë dhe Finlandës është me rëndësi të madhe për sigurinë në rajonin baltik. Gjatë një konference të përbashkët me gazetarë me ministren e Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, Lavrov tha se “Ne e kemi thënë qëndrimin tonë... në lidhje me kursin e tyre neutral sa u përket çështjeve ushtarake... ne e shohim këtë si gjë të rëndësishm­e për stabilitet­in”. gut më të lartë amerikan, gjeneral Joe Dunford, që e krahasuar klimën aktuale politike me atë të Luftës së Ftohtë. Ai tha se takimi i tij me gjeneralin Valerij Gerasimov, homologu i tij në Kremlin, ishte absolutish­t kritik. Dy avionë rusë fluturuan ulët mbi një shkatërrue­s të “Royal Navy”, të ankoruar në brigjet e Rumanisë gjatë ditëve të fundit. Ndërkohë, edhe një anije spiune ruse e armatosur me raketa tokë- ajër me një ekuipazh prej 200 vetash ka lundruar brenda 30 miljesh nga një bazë e rëndësishm­e e nëndetësev­e amerikane në bregdetin e Konektikat. Flota amerikane nuk ka komentuar për mediat mbi avionin gjurmues nuklear që ka dërguar në Britani. Ardhja e tij ka përkuar me rritjen e nivelit të Iodine131. Në fillim u regjistrua në Norvegji dhe është gjetur po ashtu në Poloni, Republikën Çeke, Gjermani, Francë dhe Spanjë. Izotopi mbijeton vetëm tetë ditë dhe prania e tij në ajër sugjeron se ka hyrë në atmosferë gjatë ditëve të fundit. Iodine- 131 është shumë radioaktiv, në nivele të larta në ambient ai kontaminon ushqimet dhe pasi futet në organizëm mblidhet në gjëndrat e tiroides i dëmton ato, dhe mund të shkaktojë kancer në tiroide. Por nivelet e gjetura aktualisht në atmosferë nuk janë kaq të larta.

 ??  ?? “WC- 135 Constant Phoenix”, i njohur si nuhatësi i radioaktiv­itetit
“WC- 135 Constant Phoenix”, i njohur si nuhatësi i radioaktiv­itetit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania