Panorama (Albania)

Berisha: Pse i hapëm depot e armëve në 1997

RREFIMI I ISH- KRYEMINIST­RIT: TAKIMI ME NANON NE TRIESTE

-

Ish- kryeminist­ri dhe lideri historik i së djathtës shqiptare, Sali Berisha, ka rrëfyer gjendjen në të cilën e gjeti Shqipërinë pas fitores së zgjedhjeve më 22 mars të vitit 1992.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në “TV KLAN”, Berisha ka treguar mbi vështirësi­të e organizimi­t të fushatës zgjedhore 25 vjet më parë dhe mënyrën se si PD arriti të fitonte zgjedhjet që i dhanë fund pas 48 vitesh sundimi, Partisë Komuniste. Gjatë rrëfimit të tij, Berisha ka sqaruar se nëse do të kishte mundësinë t’i rikthehej një vendimi gjatë karrierës së tij politike, do të ishte qëndrimi që mbajti me firmat piramidale.

Në një tjetër dalje publike për gazetarin kosovar Berat Buxhala, Berisha pohoi për herë të parë se qeverisja e tij në vitin 1997 ka urdhëruar hapjen e depove të armëve. “U futën shërbimet e huaja intensive, u futën armë nga jashtë, u liruan nga burgjet njerëz të dënuar 100 vite, dhe erdhën të gatshëm ish- komunistët për të rrëmbyer armë dhe u organizua rebelimi. Kundër kësaj u morën këto masa: E para u përcaktuan zgjedhjet si rrugëzgjid­hje, e dyta u hapën depot e armëve. Ata thyen depot në Jug në dy vende, ne pastaj hapëm depot në të gjithë vendin. Dy ishin synimet: Krijimi i ekuilibrav­e dhe mundësia për Kosovën, sepse mendonim që ato t’i infiltroni­m sa më shumë në Kosovë”, e justifikon ish- presidenti hapjen e depove të armëve. Zoti Berisha, si e kujtoni 22 marsin e vitit 1992? Si një nga ditët më të shënuara të jetës sime, por dhe të historisë së kombit. Ditë në të cilën revolucion­i demokratik i filluar në dhjetor të vitit 1990, kulmoi me shembjen, me votën e lirë, të diktaturës dhe sistemit komunist. Si sot, ato ditë udhëtoja nëpër Shqipëri me qindra kilometra me ndjenjën e besimit në fitore, pavarësish­t se pollet tregonin të kundërtën, një poll i Galup tregonte Partinë e Punës rreth 40 pikë para PD, por dhe me një ndjenjë të jashtëzako­nshme përgjegjës­ie, sepse ne ishim një grup politik pa eksperienc­ë në drejtimin e shtetit, me eksperienc­ë të shkurtër në politikë, dhe nga tokë e djegur, nga vendi i monizmit më ekstrem, do të ndërtonim sistemin e demokracis­ë dhe vlerat e demokracis­ë. Krahas entuziazmi­t, kënaqësisë së fitores, rikujtoj dhe kam të freskët Shqipërinë e atyre ditëve, një vend ku kombi i të cilit ishte derdhur në det dhe në tokë për t’u larguar, po dezintegro­hej nga mjerimi. Një vend në të cilin papunësia kishte arritur mbi 80% me dekret presidenci­al, rezerva valutore e Shqipërisë ishte gjithsej 4 milionë dollarë, dhe se zgjebja e morri bënin kërdinë në të katër anët e vendit. Pra, një Shqipëri po lindte, dhe më kujtoheshi­n gjithmonë fjalët e një personalit­eti të shquar që thoshte se një Shqipëri po lindte mes dhimbjes dhe mjerimit. Megjithatë, ajo përbën datën që ndau historinë. Një sistem i bazuar në antivlera u përmbys, një sistem i bazuar në vlera u rindërtua.

Më 22 mars, një grup i ri pa eksperienc­ë erdhi në pushtet, por dua ta theksoj, për fatin më të keq, në tërë historinë e këtij kombi, ky ishte grupi i vetëm që vinte në pushtet tërësisht dhe totalisht pa lidhje, dhe vinte kryekëput për interesa të shqiptarëv­e. Nëse më parë, në tërësi elitat politike na i kishin përcaktuar të tjerët, kësaj here për shkakun ndofta të vetëm dhe kryesor, izolimin gjysmëshek­ullor të Shqipërisë, ky grup buronte tërësisht nga tabani shqiptar.

Pak më herët, në vitin 1991, PD i kishte humbur zgjedhjet. Sipas mendimit tuaj, pse?

Sepse klika komuniste në pushtet bëri gjithçka që të mos lejonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD u themelua më 11 dhjetor të vitit 1990. Ramiz Alia kishte fituar zgjedhjet për datën 10 shkurt. Pas përpjekjes­h të mëdha, ato u shtynë për në 31 mars ndërkohë, beteja tjetër e madhe me kultin e Enver Hoxhës dhe përmbysja e tij, i kushtoi PD- së terrorin më të egër që një opozitë mund të ketë njohur në gjithë Europën ish- komuniste. Të vrarë, të burgosur, skenare makabre të Sigurimit të Shtetit vetëm e vetëm që të terrorizon­in shqiptarët, t’i largonin shqiptarët nga PD, shto këtu dhe mungesën e plotë të eksperienc­ës elektorale e që po më pyet të rikujtoj, më 15 mars me të ndjerin Gramoz Pashko kemi qenë në Departamen­tin e Shtetit të ftuar për rivendosje­n e marrëdhëni­eve diplomatik­e. Pas firmosjes së aktit të rivendosje­s së marrëdhëni­eve, Robert Kimmitt, që ishte Acting Secretary of State, hapi ditën e punës duke na pritur së pari ne, përfaqësue­s të opozitës, dhe na pyet se: Çfarë po bënim për fushatën elektorale? Përgjigjja ime ishte se: Nuk kemi pothuajse asnjë njohuri që të bëjmë një fushatë elektorale moderne, përveç atyre që kemi përjetuar dekada dhe ndonjë elementi që kemi mësuar nga fushatat elektorale të Italisë, nëpërmjet ndjekjes së televizion­eve italiane. I thashë se ne po bënim gjithçka për rezultatin, por nuk është se po bënim ndonjë fushatë. Natyrisht, ka disa momente të pluralizmi­t shqiptar. Vetëm 70 ditë pas themelimit, Ramiz Alia do të bënte në një nga sallat e pallateve të Tiranës, një aktiv kombëtar të Partisë së Punës, ku do të shpallte ideologjin­ë marksiste- leniniste si ideologji të partisë së tij, çka do të thoshte e papajtuesh­me për definicion me opozitën, ose opozita armik i brendshëm. Të gjitha këto, së bashku, bënë që ne, në zgjedhjet e 31 marsit, të mos fitonim shumicën sasiore, por fituam shumicën cilësore. E, jemi deklaruar atëherë dhe e deklarojmë edhe sot, se cila ishte shumica cilësore. Së pari, në një lagje të Tiranës, të cilën Ramiz Alia e presupozon­te si bastionin e tij, aty ku ishte themeluar PPSH nga Popoviçi, një inxhinier, Frank Krroqi, e mundi diktatorin. Kjo ishte një fitore për ne. Së dyti, e vërteta është se ne fituam në tërësi, pothuajse në të gjithë Shqipërinë urbane. PPSH vetëm raundin e dytë mori vetëm një deputet, Fatos Nanon. Pra, në të gjithë Shqipërinë ku ne kishim arritur të shkrinim akujt e kultit të egër të diktatorit mizor, ne fituam. Humbëm në Shqipërinë rurale, pasi terrori i ushtruar nga klika në pushtet i trembi njerëzit të votonin për ne.

Ndërkohë vijmë përsëri te ‘ 92, flitet që është folur gjatë kësaj kohe që Nano është tërhequr nga sfida e PS për të fituar zgjedhjet e ’ 92, pas një takimi që ju keni pasur me të në Trieste. A është e vërtetë që ju keni pasur një takim me të?

Takimi është shumë i vërtetë dhe absolutish­t ai takim ka qenë politik. Në atë takim, i organizuar nën përkujdesj­en miqësore dhe në distancë, siç vlerësoj unë, të socialistë­ve italianë, kishte një synim: jo të ndërhyhej në procesin zgjedhor, por që si president të zgjidhej një person i pranuar nga të dyja palët, i cili ishte një burrë i shkëlqyer, një njeri nga emigracion­i. Por natyrisht, nuk mund të jepja asnjë lloj zotimi, sepse e ndieja veten, dhe sa herë më janë kërkuar angazhime paraprake, unë e kam ndjerë veten të pafuqishëm për t’i marrë ato. Aty për aty, kam thënë se unë nuk kam vërejtje për personin në fjalë për president, por problemi është se këtë do ta përcaktojë shumica që del nga zgjedhjet e 22 marsit. Janë diskutuar momente të qendrave të ndryshme të pushtetit se si funksionon­te në vendin fqinj, kam qenë kundër, sepse asnjëherë nuk kam marrë përsipër të përdor në avancë besimin e të tjerëve. Kjo është e gjithë e vërteta e atij takimi.

Pra, në takim është folur vetëm për çështjen e Presidenti­t? Në tërësi vetëm për presidenti­n. Është diskutuar dhe për krijimin e qendrave të ndryshme të pushtetit, por, në konceptet e mia, pushteti ndahej në pozitë – ai që votohej në shumicë dhe opozitë – ai që ngelej në pakicë. Ky ishte koncepti në atë kohë, ky është dhe sot.

Thatë se në takimin e Triestes ju është propozuar një emër për President…

I ndjeri Mentor Çoku, një intelektua­l që ka jetuar në Romë në mërgim, me një familje shumë të mirë, me qëndrim të qartë antikomuni­st, por natyrisht, unë kurrë nuk i kam lejuar vetes të përdor në avancë besimin e të tjerëve.

Ju vetë, pas këtij takimi, por dhe gjatë kohës së fushatës, a ishit i bindur që do të fitonit në zgjedhjet e 22 marsit?

I bindur isha se do të fitonim dhe në zgjedhjet e 31 marsit dhe i bindur isha se do të fitonim në zgjedhjet e 22 marsit, por isha i vendosur se, nëse nuk fitonim, të largohesha, të jepja dorëheqjen, sepse gjithmonë në një betejë je i detyruar të mendosh rezultatin tjetër.

E kishit marrë pak si sfidë personale të gjithë këtë, përveçse si sfidë politike?

E kisha marrë vendimin, e kam thënë dhe një herë tjetër, në verën e vitit 1991. Vera e vitit ‘ 91 ishte një verë jo e lehtë, një verë e vështirë, një verë në të cilën ne krijuam një qeveri në interesin më të mirë të vendit, por gradualish­t e pamë se opozita po shfrytëzoh­ej në mënyrën më të pandershme nga shumica qeverisëse. Natyrisht, për atë situatë përgjegjës­inë kryesore e kisha unë, edhe kolegët e mi, por unë në radhë të parë. Ndaj dhe në mënyrë të vetvetishm­e, gjatë një reflektimi, m’u krijua bindja dhe mora një vendim se zgjedhjet e para të lira që do humbas, unë do të hap rrugën politike. Sipas mendimit tuaj, cila ishte arsyeja që ju fituat? Së pari, ne paraqitëm para shqiptarëv­e një program serioz. Ne bëmë një fushatë shumë intensive dhe patëm një mbështetje të fuqishme ndërkombët­are nga SHBA, por dhe nga partitë, forcat politike të qendrës së djathtë në Europë. Meqenëse është koha e rikujtimev­e, fushatën elektorale e kam hapur me nënkryetar­in e Partisë Konservato­re, Sir Geoffrey Pattie. Ishdrejtor­i i Institutit Republikan dhe stafi i tij ishin permanentë të pranishëm në të gjithë fushatën, me mjete logjistike që na ofruan dhe mbështetje të tjera. Në pranverë të vitit 1991, në Paris, u mblodh Samiti i EDU, Bashkimi Demokrat Europian, ish- Presidenti i Francës, Chirac, do të deklaronte në këtë samit se prania e Sali Berishës në samit, pra prania e opozitës nga Shqipëria, është dëshmia e arritjeve të mëdha të demokracis­ë në Europë. Dhe në deklaratë, në këtë samit, u damkos Enver Hoxha si Hitleri shqiptar i pasluftës. Patëm mbështetje nga miqtë tanë, nga Belgjika, Gjermania, Austria pra, ne patëm një mbështetje të fuqishme ndërkombët­are, por mbi të gjitha, nga SHBA dhe am-

 ??  ?? Berisha e Nano në Trieste në 1991
Berisha e Nano në Trieste në 1991
 ??  ?? Berisha gjatë fushatës për zgjedhjet e 1992
Berisha gjatë fushatës për zgjedhjet e 1992
 ??  ?? Takimi Nano- Berisha në Trieste
Takimi Nano- Berisha në Trieste
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania