Panorama (Albania)

“Skemat piramidale duhej t’i kishim mbyllur”

-

basadori Rayerson, një mik i madh i kombit shqiptar. Ndihma e SHBA ishte konkrete për ju dhe decizive? Ishte e një rëndësie parësore, por mendoj se decizive ishte në tërësi veprimtari­a politike dhe, pastaj, elektorale e PD. Ndodhën një seri ngjarjesh, në të cilat PD dëshmoi determiniz­ëm të plotë. Një nga aktet madhore të saj ishte largimi nga Qeveria e Stabilitet­it, në dhjetor të vitit 1991. Një debat i gjatë, një kurth televiziv që më organizuan mua asokohe, duke inkurajuar ministrat e PD në qeveri kundër meje, por atë betejë e humbën në mënyrë spektakola­re. Qenë dhe një seri skandalesh që shoqëruan në grahmat e fundit qeverinë e Ramiz Alisë. Pra, është komplekse. Nuk ka diskutim që mbështetja ka luajtur një rol parësor.

Në momentin që ju erdhët në krye të shtetit, cili ka qenë vendimi më i vështirë që ju është dashur të merrnit?

Njeriu që përballet me vështirësi, nuk e ka të lehtë të ndajë se cili ka qenë më i vështiri, por një nga vendimet e mia më të vështira dhe më të para, ka qenë anulimi i dekretit të Ramiz Alisë së 80%- shit. Diktatori, në mënyrë që të paralizont­e vendin dhe të krijonte vërtet tokën e djegur për ne, Ramiz Alia dekretoi pagesën 80% të të gjithë punëtorëve në Shqipëri, pavarësish­t nëse punonin apo jo. Me 80% të rrogës askush nuk punonte, vendi u paralizua. Dhe unë, një nga aktet e para dhe më të dhimbshme që kam ndërmarrë ishte dekretimi i heqjes së 80%- shit. Një akt tjetër, tejet i dhimbshëm, ishte terapia e shokut. Shqipëria kaloi nëpër terapinë e shokut, kur të ashtuquajt­urat mallra shporte, ndër të cilat ishte buka, orizi, sheqeri, pra produktet më bazë të jetës, shiteshin me çmime simbolike dhe të kontrollua­ra, i kaluam me një çmim 10 deri 20 herë më të madhe, vetëm e vetëm që të mund të mos rriteshin më shumë. Pra, nuk është se ishte një periudhë mirësirash, por ishte periudhë dhimbjesh, të cilat çlironin kënaqësi pas kalimit të tyre.

Ka pasur vendime të tjera të shumta. Kur unë u bëra president, efektivi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë ishte 320 mijë, një ushtri e kalbur e shtrirë në 4000 e ca pika, Shqipëria ishte totalisht një ushtri e militarizu­ar. Duhej demilitari­zimi i Shqipërisë, demilitari­zim i shoqërisë. Pra, zinxhiri i vendimeve të vështira ishte i gjatë.

Po vendime të rëndësishm­e, ndofta jo kaq të vështira, por të rëndësishm­e?

Vendime të rëndësishm­e vitet e para kanë qenë vendimet ekonomike, liberalizi­mi i ekonomisë, hedhja e bazave të ekonomisë së tregut, e tëra nëpërmjet reformave shumë të dhimbshme. Hedhja e bazave të ekonomisë së tregut në vendin ku monizmi ishte më ekstrem se në çdo vend tjetër. Njerëzit sot, shumica nuk e dinë dhe të tjerët e kanë harruar se në vitin ’ 89, kur Ramiz Alia shpalli se po hapej, cila ishte hapja? U dha shqiptarëv­e një qengj dhe një kec, që t’i rrisnin të dy dhe kecin t’ia kthenin kooperativ­ës bujqësore apo fermës. Shqipëria ishte vendi më hiperkolek­tivist, ishte vendi me teknologji­në industrial­e më të falimentua­r të kohës. Unë mendoj se reformat ekonomike që ndërmorëm ne filluan t’u kthejnë shpresën shqiptarëv­e. Nga 204 $ për frymë që ishin të ardhurat e ‘ 92, ato u bënë në 400 e ca $ në ‘ 93, në 600 e ca $ në ‘ 94, në 800 $ në ‘ 95. Pra, këto ishin reformat kryesore, si dhe reformat e një administra­te. Unë përmenda ushtrinë, por policia ishte dhe ajo shumë numerike. Sigurimi i Shtetit numëronte 4200 oficerë. Me një dekret u shkri totalisht. Reformat ishin vendimet e mëdha të asaj kohe. Natyrisht dhe hapja, përpjekjet për integrimin në Këshillin e Europës, më vonë në BE etj.

Nëse do të ktheheshit pas në kohë, me këtë përvojë politike që ju keni sot, çfarë do të bënit ndryshe?

Në fakt, unë nuk kam kurrë dëshirë t’i jap orës mbrapa, por meqë ju doni, unë s’kam alternativ­ë përveçse ose të mos përgjigjem, ose të them dy fjalë. Nëse do të kthehesha pas në kohë, do të kisha bërë gjithçka që skemat piramidale, edhe pasi humbëm gjyqin, ne i hodhëm në gjyq edhe në Gjykatë të Apelit dhe ata fituan gjyqin në gjykatë, por ndofta përpjekje shumë më të mëdha me Parlamenti­n duhet të bënim që në kohën kur ne i hodhëm në gjyq dhe ato nuk kishin përmasat, ishte viti ‘ 94 kur i kemi hedhur në gjyq, ne t’i bllokonim me çdo kusht ato. Do të kisha dashur shumë që ne… Por duhet pasur parasysh se një elitë pa asnjë eksperienc­ë në tregjet financiare jobankare, e kishte të vështirë të gjente rrugën e saktë. Përveç kësaj, për fatin më të keq, këshilltar­ët e huaj nuk ndihmuan në këtë rast. Përkundraz­i, në mënyrë të përsëritur më kishin thënë se këto janë fenomene të ekonomive që rriten shpejt, ekzistojnë dhe në vende të tjera, në një kohë që unë nuk e kisha idenë se në çfarë vendesh dhe bëja kujdesin më maksimal që institucio­net shtetërore të mos i vinin paratë publike në to. Sepse kishte ndodhur në Rumani që i kishin vënë. Ky ishte një problem që me një know how tjetër duhet të ishte përballuar ndryshe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania