Panorama (Albania)

AFATET PER LEJEN

- ADA HAZIZOLLI

Miratimi i planeve të reja rregullues­e shënjon një kapitull të ri edhe në praktikën që do të ndiqet nga bashkitë për aprovimin e lejeve të ndërtimit dhe lejeve zhvillimor­e.

Me anë të një udhëzimi të posaçëm, Ministria e Zhvillimit Urban ka detajuar mënyrën që do të nisë të aplikohet për miratimin e lejeve, në kuadër kjo të zbatimit të planeve të përgjithsh­me vendore. Përmes kësaj shkrese, Agjencia për Planifikim­in e Territorit vishet me detyrimin për të raportuar në ministri për të gjitha lejet e lëshuara, si edhe ato në proces. Po ashtu aty janë specifikua­r edhe rastet apo kategoritë, të cilat duhet të referohen pranë ministrisë dhe Këshillit Kombëtar të Territorit për shqyrtim.

KËRKESAT Kërkesat për leje ndërtimi në tokë bujqësore, pyll apo kullotë do të jenë objekt shqyrtimi i ministrisë. Udhëzimi përcakton që brenda datës 5 të çdo muaji, Agjencia për Planifikim­in e Territorit përgatit dhe i dërgon Ministrisë së Zhvillimit Urban raportin mujor të zhvillimev­e në territor, që përmban të dhëna mbi lejet e zhvillimit dhe lejet e ndërtimit të miratuara nga Bashkitë gjatë muajit paraardhës. Raporti evidenton, në një seksion të veçantë, lejet e ndërtimit të miratuara në tokë të ndërtueshm­e të kategorive të resurseve tokë bujqësore, tokë natyrore, pyll ose kullotë, sipas Planit të Përgjithsh­ëm Vendor. Më tej, brenda datës 10, ministria përgatit dhe dërgon në qeveri projektven­dimin për kalimin e sipërfaqes përkatësis­ht nga tokë bujqësore në tokë truall. ZONAT E RËNDËSISË

KOMBËTARE Për zonat e përcaktuar­a si të rëndësisë kombëtare, lejet e ndërtimit do të miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit. “Në rastin e marrjes së një kërkese për leje ndërtimi në një Zonë të Rëndësisë Kombëtare, Bashkia ia përcjell këtë kërkesë për kompetencë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, si Sekretaria­t teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit, brenda 5 ditëve nga marrja e saj përmes sistemit elektronik të lejeve”, thuhet në pikën 10 të udhëzimit. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë bashkitë do të përballen me sanksione. Shpresa që mban firmën e ministres Eglantina Gjermeni, vë në dukje se i gjithë procesi për lëshimin e le- jeve të ndërtimit është i monitoruar dhe se nëse do të konstatohe­n raste abuzive apo bashkitë do të miratojnë leje në shkelje të kritereve të paracaktua­ra, atëherë do të ndërhyhet menjëherë duke e anuluar atë. AFATI I PUNIMEVE Një tjetër pikë e rëndë- sishme e udhëzimit është ajo që vendos pikat mbi “i” sa u takon afateve të punimeve. Kështu, për lejet e ndërtimit, të cilave u ka përfunduar afati i punimeve, shtyrja e afatit mund të bëhet vetëm një herë me kushtin që të mos kenë kaluar më shumë se 10 vite nga data e miratimit të lejes Ngritja e një sistemi elektronik për miratimin e lejeve të ndërtimit ka shkurtuar edhe afatet kohore që nevojitesh­in për përmbyllje­n e kësaj praktike. Tanimë për aprovimin e lejes nuk duhet që qytetarët të presin 60 ditë, pasi shqyrtimi i çdo kërkese do të bëhet brenda 45 ditëve. Në rast se vendimi nuk merret brenda 45 ditëve, atëherë leja e kërkuar konsideroh­et automatiki­sht e miratuar. dhe qytetari apo investitor­i të ketë shlyer të gjitha penalitete­t në ngarkim. Ndërsa për ato raste kur është marrë leja, por punimet nuk kanë nisur, shtyrja e afatit do të bëhet vetëm nëse nga verifikime­t e kryera do të rezultojë që nuk bie ndesh me planin e përgjithsh­ëm vendor. Nëse ndodh që është jashtë fushës së planifikim­it, atëherë leja do të anulohet. Për këtë, bashkitë duhet të dërgojnë pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban listën e formularëv­e të Të marrësh lejen e ndërtimit nuk do të thotë se i ke përmbyllur të gjitha detyrimet. Pas kësaj nis një fazë tjetër, ajo për monitorimi­n e punimeve. Qytetarët apo firmat e ndërtimit kanë detyrimin për të mos devijuar nga projekti të cilin kanë paraqitur. Për këtë Qeveria është në prag të hartimit të disa ndryshimev­e të tjera ligjore që kanë si qëllim të mbikëqyrin kryerjen e punimeve dhe të ndërmarrin masa ndaj atyre që do të ndërtojnë duke devijuar nga projekti lejeve të lëshuara brenda dhe jo më vonë se data 31 maj 2017.

LEJET Prej pothuajse një viti, aplikimet për leje ndërtimi dhe leje zhvillimor­e bëhen përmes sistemit elektronik. Në portalin “e- Albania”, qytetarët dorëzojnë elektronik­isht dokumentac­ionin e nevojshëm, duke shmangur në këtë mënyrë kontaktin fizik me zyrtarët e bashkive dhe zyrave përgjegjës­e për lejet e ndërtimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania