Panorama (Albania)

Orgji për 250 euro, kapet rrjeti i seksit me pagesë në Tiranë

Klientë edhe biznesmenë italianë që administro­jnë call- center. Arrestohen 2 tutorë, vajza e një djalë

- ETLEVA DELIA

Një rrjet i shfrytëzim­it të prostituci­onit është zbuluar të martën nga Policia e Tiranës, gjatë një operacioni që u finalizua me 6 të arrestuar.

Dy persona, një vajzë dhe një djalë, që detyronin të prostituon­te një vajzë 27- vjeçare, u arrestuan nga oficerët e Antitrafiq­eve, ndërsa 3 bashkëpunë­torët e tyre u shpallën në kërkim. Për vajzën që ushtronte prostituci­on filloi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa u arrestuan në flagrancë tre klientët që u gjetën me të në dhomën e një moteli pranë Liqenit të Thatë në Tiranë. Gjatë operacioni­t të koduar “Free Time”, forcat e Policisë ndërhynë në momentin kur në dhomë po bëhej orgji mes tre klientëve dhe vajzës 27- vjeçare, duke zbuluar aty edhe disa doza kokaine. Burimet thanë se hetimet për zbulimin e këtij grupi kishin nisur prej muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe disa prej të dyshuarve janë mbajtur nën vëzhgim deri mbrëmjen e së hënës, kur nisën arrestimet e para.

HETIMI

Burime nga Policia e Tiranës thanë se Maria Th., 26 vjeçe, dhe 38- vjeçari M. Çela ishin personat që gjenin dhe rekrutonin vajza për ushtrim prostituci­oni. Klientët ishin kryesisht persona me një pozicion të lartë ekonomik, mes të cilëve edhe biznesmenë italianë që administro­jnë call- center në Tiranë. Çmimet për disa orë me një prej vajzave në motelet rreth Liqenit Artificial varionin nga 50 deri në 100 euro. Por në rastet kur mes klientëve dhe vajzës arrihej marrëveshj­a për orgji, me 2 ose 3 klientë njëherësh, pagesa shkonte deri në 250 euro. Ndërsa për ato raste kur klientët kërkonin edhe lëndë narkotike, kryesisht kokainë, duhej të paguanin një shumë ekstra dhe droga sigurohej nga tutorët. Burimet thanë dje se hetimet vazhdojnë për iden- tifikimin e vajzave të tjera që janë shfrytëzua­r nga këta persona, pasi 27- vjeçarja që u ndalua dje, nuk është e vetmja që përdorej për prostituci­on.

ARRESTIMET

Specialist­ët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Policinë e Tiranës, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, kanë bërë të mundur finalizimi­n e Operacioni­t “Free Time”, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 6 shtetasve. Policia tha se janë arrestuar shtetasit, Maria Th., 26 vjeçe, M. Çela, 38 vjeç, D. Haka, 34 vjeç, R. Zhitoni, 39 vjeç, K. Zhilla, 26 vjeç dhe D. Sharra, 27 vjeç. Është proceduar në gjendje të lirë për prostituci­on shtetasja me iniciale T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E. I., F. Sh., për veprën penale të “shfrytëzim­it të prostituci­onit”. Policia tha se, në kuadër të këtij operacioni, është bërë e mundur të dokumentoh­et veprimtari­a kriminale e shtetasve të mësipërm, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzua­r, ndërmjetës­uar dhe marrë pagesa për prostituci­on për shuma që shkojnë nga 50 deri në 100 euro.

 ??  ?? Momenti i kontrollit të policisë në hotel
Momenti i kontrollit të policisë në hotel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania