Panorama (Albania)

Atentat për hakmarrje në qendër të Elbasanit

Dyshohet se ngjarja lidhet me një sherr para 6 muajsh

- ELBASAN/

Një 37- vjeçari i është bërë atentat me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit mbrëmjen e së mërkurës.

Ngjarja ka ndodhur shumë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ku ndaj shënjestrë­s së atentatit u qëllua me pistoletë nga një automjet në lëvizje. Policia bën me dije se i plagosuri është shtetasi Dritan Kasneci, me banim në qytetin e Elbasanit, ndërsa po punohet për identifiki­min dhe kapjen e autorit, i cili, pas plagosjes, është larguar me mjetin nga i cili qëlloi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18: 30 në momentin që sapo ka rënë muzgu, ku një mjet në lëvizje ka qëlluar me pistoletë 37- vjeçarin. Ky i fundit, i cili banon në një lagje pas Gjykatës së Elbasanit, ka qenë i ulur në një lokal me karrige në ambient të jashtëm. Në këto momente, aty pranë lokalit buzë rrugës ka kaluar një automjet, i cili sapo është afruar, ka ulur shpejtësin­ë dhe një person ka nxjerrë armën nga dritarja, duke qëlluar në drejtim të Dritan Kas- necit. Nga plumbat 37- vjeçari është rrëzuar përtokë dhe më pas automjeti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kasneci u transportu­a menjëherë më pas për në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Si- pas mjekëve, Kasneci ka marrë një plumb në shpatull dhe i është dashur një ndërhyrje kirurgjika­le për të nxjerrë plumbin, pasi predha kishte mbetur në shpatull. Sipas Policisë, por edhe mjekëve, mësohet se gjendja shëndetëso­re e 37-vjeçarit paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet gjithashtu se gjatë atentatit, Kasneci ka qenë i pashoqërua­r dhe ishte vetëm i ulur në lokal, të cilin e frekuenton­te shumë kohët e fundit. Kjo duket se ua ka bërë edhe më të lehtë punën autorëve që të qëllonin në drejtim të tij. Sakaq, nga të dhënat e Policisë, rezulton se Dritan Kasneci nuk është person i etiketuar nga Policia për vepra penale apo të jetë një person me precedent. Por burime konfidenci­ale bëjnë të ditur se shkak i plagosjes së tij në lokalin në qendër të qytetit të Elbasanit mund të jetë për hakmarrje. Po sipas këtyre burimeve, dyshohet se 37- vjeçari para gjashtë muajsh ka pasur një sherr banal ku ka përfunduar me dhunë fizike, ku edhe dyshohet se një nga pistat mund të jetë edhe kjo. Deri tani zyrtarisht nga policia nuk ka ende asnjë pistë hetimi për zbardhjen e atentatit ndaj tij. Për zbardhjen e ngjarjes pritet të vijnë në ndihmë pamjet e regjistrua­ra nga kamerat e bizneseve pranë lokalit, pamje nga të cilat mund të arrihet në identifiki­min e autorëve të atentatit që tronditi Elbasanin në mbrëmjen e festës së Sulltan Nevruzit.

 ??  ?? Policia në vendin ku ndodhi ngjarja
Policia në vendin ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania