Panorama (Albania)

Policia: Protesta ishte e paligjshme, kush do procedohet

-

Policia e Shtetit lajmëroi që, pavarësish­t se protesta ishte paqësore dhe pa incidente, konsideroh­et e paligjshme e për rrjedhojë organizato­rët e saj do të procedohen penalisht. Për këtë arsye janë referuar materialet në Prokurorin­ë e Tiranës, Kurbinit, Elbasanit e Lushnjës për disa deputetë dhe funksionar­ë të Partisë Demokratik­e. Akuzat e ngritura ndaj tyre janë: “organizim dhe pjesëmarrj­e në grumbullim­e e manifestim­e të paligjshme” dhe “pengim i qarkullimi­t të mjeteve të transporti­t”. Policia theksoi dje se, për rreth 1 orë, tri pika kyçe në akset kryesore kombëtare rrugore dhe 2 nyje lidhëse në Tiranë u bllokuan nga protesta e PD- së, megjithëse Policia e Shtetit në zbatim të kërkesave të ligjit nuk miratoi lejen për mbajtjen e këtyre tubimeve. “Pretendimi i organizato­rëve të kësaj veprimtari­e të paligjshme, se ata thjesht e lajmërojnë Policinë dhe e bëjnë tubimin edhe aty ku kërcënohet siguria e qytetarëve apo pengohet seriozisht qarkullimi i njerëzve e mallrave, është i papranuesh­ëm ligjërisht. Policia e Shtetit, me gjithë rezistencë­n e disa prej organizato­rëve të mitingjeve të paligjshme, mundi me sukses të devijojë qarkullimi­n e mjeteve në disa akse dytësore dhe rrugë paralele, për të lehtësuar brenda mundësive të kufizuara trafikun e rënduar dhe bllokimin e qytetarëve. Gjithashtu u morën masa për mbajtjen hapur të korsive të emergjencë­s për ambulancat, që transportu­an gjatë këtij harku kohor disa qytetarë në nevojë, duke garantuar ndihmën e nevojshme mjekësore në kohë dhe shmangur pasojat për jetën e shëndetin e njerëzve”, tha dje Policia. Ndërsa nënvizoi se nuk do të tolerojë askënd që i bie ndesh ligjit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania