Panorama (Albania)

Mbyten në grykëderdh­jen e Vjosës dy peshkatarë

-

VLORE – Dy peshkatarë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në grykëderdh­jen e Vjosës. Florenc Doko, 41 vjeç, nga fshati Dëllenjë, dhe Elson Kerri, 37 vjeç, nga fshati Delisuf, kishin humbur kontaktet me familjarët që prej mbrëmjes të së dielës. Familjarët, pasi nuk arritën të kishin komunikim, kanë lajmëruar policinë. Në informacio­nin e parë të përcjellë për policinë, ata kanë konfirmuar se Kerri dhe Doko ishin nisur për peshkim me një varkë me lopata pranë zonës së grykëderdh­jes së Vjosës, por prej mbrëmjes të së dielës kishin humbur kontaktet. Policia Kufitare dhe Delta Forcë në Vlorë kanë nisur kontrollin përreth zonës në fjalë për gjetjen e tyre. Kërkimet vijuan deri në orët e para të mëngjesit, kur edhe janë ndërprerë pa sukses. Kërkimet kanë rifilluar sërish, ndërsa në ndihmë të Policisë kanë mbërritur edhe palombarë të specializu­ar për gjetjen e trupave. Fillimisht, pas kërkimeve intensive, rreth orës 09: 20 të ditës së djeshme është gjetur fillimisht trupi i pajetë i shtetasit Elson Kerri, ndërsa pas gati dy orësh, në 11: 06, është bërë e mundur edhe gjetja e trupit të Florenc Dokos. Trupi i tij kishte ngecur në rrjetat e peshkatarë­ve. Mësohet se trupat e dy viktimave, të mbytur në detin Adriatik, janë gjetur rreth 3 milje larg grykëderdh­jes së Vjosës, aty ku mendohet se kishin shkuar për peshkim të dy personat dhe që më pas ka ndodhur tragjedia. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pasi varka është mbushur me ujë, për shkak të çarjes që ka pësuar dhe më pas është përmbysur, dhe ata nuk kanë pasur mundësi të dalin dot me not për shkak të largësisë nga bregu dhe prej temperatur­ave të ulëta. e. n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania