Panorama (Albania)

POLICIA

-

Një 60- vjeçar u plagos me thikë dje në orët e para të mëngjesit, pasi u përlesh me dy persona që kishin hyrë për t’i grabitur shtëpinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02: 30, në rrugën “Kastriotët”, në Kodër- Kamzë të Tiranës. Policia tha se autorë të ngjarjes kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve është identifiku­ar dhe shpallur në kërkim. Ndërsa ende nuk dihet se kush ka qenë bashkëpunë­tori i tij. Ata kanë arritur të futen në shtëpinë e 60vjeçarit A. V. nga tarraca e katit të 8- të të pallatit “Class”, por kryefamilj­ari është zgjuar pasi ka dëgjuar zhurmat. Në këtë moment ka nisur një konfrontim fizik mes të zotit të shtëpisë dhe dy grabitësve, njëri prej të cilëve e ka goditur me thikë në pjesën e këmbës. Duke qenë se situata u ka dalë jashtë kontrollit, autorët janë larguar pa vjedhur asgjë, ndërsa 60- vjeçari ka lajmëruar Policinë në numrin e emergjenca­ve. Në vendngjarj­e kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariat­it nr. 3, që kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa kryefamilj­ari i plagosur është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

AUTORET Policia e Tiranës njoftoi dje se, rreth orës 02: 30, në numrin e emergjenca­ve civile ka ardhur një telefonatë ku denoncohej se në rrugën “Kastriotët”, te pallati “Class”, ësh- të tentuar të vidhet me dhunë banesa e shtetasit A. V., 60 vjeç. Sipas Policisë, i zoti i shtëpisë është përleshur fizikisht me dy shtetasit, të cilët kanë tentuar t’i vidhnin banesën. Si pasojë e përleshjes, ka mbetur i plagosur kryefamilj­ari, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën Policia tha dje se në vendin e njohur si pallatet e verdha, në banesën e shtetasit A. V., 60 vjeç, kanë hyrë dy shtetas, të cilët kanë hyrë nga tarraca e pallatit, në katin e 8- të. “Autorët janë diktuar nga i zoti i banesës e për pasojë janë konfliktua­r me njëri- tjetrin. Nga konfrontim­i fizik ka ngelur i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë i zoti i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia. kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se nga ana e specialist­ëve të hetimit të krimeve të Komisariat­it nr. 3 është bërë i mundur identifiki­mi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shpallur në kërkim. Njëri nga autorët dyshohet të jetë shtetasi me iniciale R. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar edhe më parë nga Policia. Ky person, në bashkëpuni­m dhe me një tjetër ende të paidentifi­kuar, kanë tentuar të hyjnë me dhunë në banesën e shtetasit A. V., ku, pasi janë përleshur fizikisht me të zotin e banesës, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania