Panorama (Albania)

Tabulatet, deputetët që nuk votuan paktin Rama- Basha

Rama nuk voton për ndryshimet në Kodin Penal, 7 deputetë të PD- së “mbrojnë” median

- FATION BINJAKU

Zbardhen tabulatet e votimit të paktit PD- PS në Kuvend. Rama nuk votoi ndryshimet në Kodin Penal. 7 deputetë të PD pro medias

Ndryshimet në Kodin Penal për të dënuar me burgim shitblerje­n e votës apo fotografim­in e saj gjatë seancës së jashtëzako­nshme të ditës së hënë, nuk janë votuar nga Kryeminist­ri Edi Rama.

Edhe pse i pranishëm në sallë, Edi Rama nuk e ka shtypur butonin për të dhënë pëlqimin për ndryshimet në Kodin Penal. “Panorama” ka zbardhur procesverb­alet e votimit të tre ligjeve që kaluan seancën e ditës së hënën pa debat, por si pjesë e paktit mes PS- së dhe PD- së. Ashpërsimi i Kodit Penal për shitblerje­n e votës mori në total 123 vota pro dhe asnjë kundër. Në sistemin elektronik të votimit figuronin të pranishëm në sallë 137 deputetë, nga të cilët 8 prej tyre ishin të pranishëm por nuk votuan ndryshimet në Kodin Penal, kurse 7 të tjerët kishin lënë vetëm kartat e votimit në sistem, por nuk ishin fizikisht në sallë. Veç Edi Ramës për Kodin Penal nuk ka votuar deputeti i PSsë, Dashamir Peza, dhe dy deputetët e LSI- së, Spartak Braho dhe Vangjel Tavo. Kurse nga opozita nuk ka votuar Kozma Dashi i PD-së, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule. Në të gjitha votimet në sallën e Kuvendit ka munguar Erion Braçe, Arta Dade, Parid Cara, Mira Shehu, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj dhe Gjovalin Kadeli. Në votim nuk morën pjesë as

Në ligjin për partitë politike është vendosur që televizion­et duhet të ofrojnë hapësirë për reklamat e partive pa pagesë. Në rast se nuk zbatohet kjo dispozitë, mediat do të gjobiten. “1. Përjashtim­isht përcaktime­ve të bëra në Kodin Zgjedhor gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e Kuvendit të vitit 2017, radiot dhe televizion­et private kombëtare, vendore apo satelitore, detyrohen që të vendosin në dispozicio­n falas për subjektet zgjedhore për reklama politike, respektivi­sht vetëm 90 minuta për partinë më të madhe të shumicës parlamenta­re dhe partinë më të madhe të pakicës parlamenta­re, 45 minuta për partitë e tjera parlamenta­re dhe 10 minuta për partitë joparlamen­tare. Partitë politike dhe çdo subjekt tjetër e ka të ndaluar bërjen e reklamave politike kundrejt pagesës gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet në nenin e ligjit të ri.

Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda e PDIU- së, kurse nga radhët e PD- së mungonte vetëm Eduard Selami. Partitë dhe media Ndërkohë, dy ligjet e tjera që detyrojnë mediat që të transmetoj­në pa pagesë spotet e fushatës së partive politike janë votuar nga Kryeminist­ri Edi Rama, por kanë pasur rrjedhje votash nga PD- ja. Projektlig­ji për mediat audioviziv­e nuk është votuar nga 7 deputetët e Partisë Demokratik­e, përkatësis­ht Jozefina Topalli, Albana Vokshi, Genc Pollo, Gert Bogdani, Dhurata Çupi, Bedri Mihaj dhe Kozma Dashi. As nga dy deputetët e LIBRA- s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi; deputetët e LSI- së, Spartak Braho dhe Vangjel Tavo, si dhe tre deputetët e PS- së, Eduard Bejko, Xhemal Qefalia dhe Dashamir Peza. Kurse ligji tjetër për partitë politike nuk është votuar nga 5 deputetë të PD- së, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Bedri Hoxha, Keltis Kruja dhe Kozma Dashi. Edhe pse të pranishëm në sallë për këtë ligj, nuk votuan Blushi, Hafizi, Braho, Tavo dhe Aqif Rakipi i PDIU- së.

 ??  ?? Tabulatet si votuan deputetët
Tabulatet si votuan deputetët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania