Panorama (Albania)

MARRËVESHJ­A

-

Gjatë një takimi me gratë në Durrës, Edi Rama tha se po të mos bëhej marrëveshj­a me PD- në, PS- ja do fitonte në zgjedhje 120 mandate. Sipas Ramës, vendi do të hynte në një spirale të rrezikshme. “E bëmë këtë me bindje se gjërat që rrezikohes­hin nga mungesa e marrëveshj­es ishin më të mëdha se gjërat që fitoheshin. Fitonte PS- ja zgjedhjet me 120 deputetë, por ç’na duhej kjo ndërkohë që Shqipëria do të futej në një spirale që nuk do të ishte aspak frymëzuese për gjithë njerëzit e zakonshëm, të cilët do të vazhdonin të jetonin me idenë se çfarë do të ndodhë, kur do ndodhë, si do të ndodhë etj.”, tha ai.

Kryeminist­ri Edi Rama kërkoi dje nga qytetarët që t’i japin Partisë Socialiste 71 mandatet, në mënyrë që të mos bashkëdrej­tojë vendin me Partinë Demokratik­e apo me partitë e tjera.

Gjatë një takimi me fermerët e Manzës në Durrës, Edi Rama tha se PS- ja me të njëjtën këmbëngulj­e që fitoi vetingun do të fitojë dhe zgjedhjet e 25 qershorit. Por, sipas tij, nëse PS- ja bën e vetme 71 mandatet për të qeverisur, atëherë nuk ka nevojë të ulet dhe të bëjë marrëveshj­e me partitë e tjera. “Me të njëjtin pasion, me të njëjtën këmbëngulj­e, siç fituam vetingun do të fitojmë edhe betejën me papunësinë, do të rrisin punësimin, do të rrisim ekonominë. Do të bëjmë që njerëz si ky zotëria këtu të jenë shumë më tepër se ç’janë sot, të kenë shumë më tepër mundësi seç kanë sot dhe kushdo të jetojë me punë këtu, por ama me punë, ta ketë mundësinë për punë. Kushdo, sepse është e mundur. Kemi vënë bazat e shtetit. Të ndërtosh një shtëpi pa leje, edhe sa vite do? Po të ndërtosh shtëpinë e përbashkët të një shteti, mbi një kënetë, ku na lanë ata? Kemi vënë bazat, themelet. Tani na duhet të fillojmë të ngremë katet”, tha dje Rama. Sipas tij, qytetarët kanë dy rrugë më 25 qershor. “Ose votoni Partinë Socialiste që të vazhdojmë të ngremë katet e shtëpisë, ose çojeni votën te Partia Demokratik­e që t’u hyjnë themeleve, siç e kanë zakon, e t’i bëjnë def. Nëse i jepni Partisë Socialiste mbi 71 mandate, timoni i reformave dhe i shtetit është në duart më të sigurta që janë këtu. Nëse jepni nën 71 mandate mund ta ketë Partia Socialiste timonin, por kushedi se sa duhet të ketë në prehër për të mbajtur timonin dhe pa rrip sigurie”, u shpreh dje Rama. VOTAT Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i japin votën për PS- në, pasi vetëm kështu do të mund të bëhet shtet. Kryeminist­ri në apelin e tij tha se shqiptarët nuk duhet ta lënë PS- në në duart e partive të tjera, por t’i japin 71 mandatet e nevojshme. “Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur. Nuk kemi bërë sa kemi dashur, kemi bërë gabime sa të duash. Kemi të meta plot. Nuk jemi më të mirët, por, siç thotë ajo reklama, më të mirë nuk kemi parë. Nëse ju keni parë na i tregoni edhe ne që të themi nuk jemi vetëm ne. Provën që në këtë vend mund të bëhet shtet, ne e kemi dhënë. Provën që në këtë vend polici mund të bëhet polic dhe poçi mund të ngelet poç, dhe jo të dridhet nga tensioni i ulët dhe të ndizet e të fiket sipas qejfit, e shkolla të jetë shkollë, spitalet të jenë spitale, e kemi dhënë. Nëse duhet, patjetër që duhet, që ne të bëjmë më shumë, na jepni mundësinë të bëjmë më shumë. Mos na lini në dorë të të tjerëve. Jepni votën për Partinë Socialiste. Të marrim mbi 71 mandate dhe pastaj do të çojmë përpara reformat dhe do të shikojmë hap pas hapi frytet e tyre”, tha dje kreu i qeverisë.

DREJTËSIA Edi Rama deklaroi dje se Partia Demokratik­e nuk e donte vetingun, pasi ky proces nuk mund të kontrolloh­et nga partitë politikë nëse ai fillon zbatimin. “Në fakt, e vërteta është që vetingu nuk fillonte për shkak se Partia Demokratik­e kishte ikur nga Parlamenti. Natyrisht që rifillimi i jetës parlamenta­re dhe zhbllokimi i vetingut mund të vinte vetëm nëse Partia Demokratik­e do të vinte në Parlament dhe do të bënte atë që bëri, do të votonte, sepse me 50%-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania