Panorama (Albania)

Tritoli në lokalin e "të fortit" në Elbasan, dyshohen konflikte të vjetra

-

ELBASAN - Pas hetimeve paraprake, policia ka hedhur dyshimet se vendosja e tritolit në lokalin e Besnik Brakës mund të jetë një formë presioni për të. Për këtë arsye vazhdojnë hetimet në kuadër të zbulimit të ndonjë konflikti mes pronarit të lokalit dhe shtetasve të tjerë. Vetë 52- vjeçari, i dënuar me 14 vite burg për trafik municiones­h, ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt. Burime konfidenci­ale nga policia bëjnë të ditur se lënda plasëse mund ta ketë zanafillën nga një konflikt i vjetër, ndaj dhe po hetohet në imtësi pronari i lokalit dhe konfliktet që ai mund të ketë pasur, nisur edhe nga precedentë­t e tij penalë. Gjithashtu, policia po punon për identifiki­min e autorit të vendosjes së lëndës eksplozive, nisur edhe nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë të lokaleve përreth zonës. Sasia prej 150 gramësh tritol, e gjetur të hënën në mëngjes nga vetë Braka në shkallët e lokalit, u çaktivizua nga forcat antieksplo­ziv të RENEA- s dhe në fund rezultoi se lënda nuk ishte përgati- tur për shpërthim, por si një formë kërcënimi. Nga policia mësohet se mëngjesin e së hënës në sallën operative të Policisë së Elbasanit është lajmëruar nga vetë Braka se në shkallët e lokalit të tij ndodhej një pako e dyshimtë, e cila ishte e mbështjell­ë me izolant dhe nga pamja e parë dukej se ishte eksploziv. Besnik Braka rezulton i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 14 vite burg. 52-vjeçari u dënua pasi tentoi të kalonte nga Shqipëria për në Greqi një sasi prej mbi 300 mijë fishekësh, ngjarje e ndodhur në vitin 2003. Gjatë hetimeve u zbulua se ishte i përfshirë dhe në trafik droge dhe iu gjet një pistoletë pa leje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania