Panorama (Albania)

Tritoli në makinë, pronari: Si shpëtova me gruan dhe fëmijët

Hetim ngjarjeve të vjetra në Vlorë, 40- vjeçarit i vranë të vëllain, motrën e dajën: Nuk kam konflikte

- VLORE

Pas shpërthimi­t të makinës "Ford" në Vlorë mbrëmjen e së martës, Policia po heton për kërcënime të mundshme ndaj pronarit të saj, shtetasit Elton Ismaili.

Hetimi është fokusuar në disa ngjarje të vjetra të familjes, pasi rezulton se 42-vjeçarit i kanë vrarë disa familjarë, përfshirë këtu të motrën, vëllain, dajën, por edhe një ortak të tij. Sipas Policisë, këto ngjarja kanë ndodhur nga viti 1996 dhe deri në vitin 2007, ngjarje të cilat edhe sot kanë mbetur pa autor. Elton Ismaili ka qenë ndërkohë i dënuar me 14 vjet burg, i akuzuar për rrëmbimin e nipit të biznesmeni­t Sulo Shehu në Vlorë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2003. Ai distancohe­t nga kjo ngjarje duke deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me këtë familje. Në një intervistë për "Panorama", Ismaili rrëfeu se si shpëtoi bashkë me gruan dhe fëmijët, teksa makina iu shpërtheu pak metra larg kur ata sapo kishin dalë nga banesa e prindërve të tij.

Elton, si ndodhi ngjarja, ku ndodheshit ju në momentin e shpërthimi­t?

Kisha shkuar për vizitë te prindërit e mi. Qëndruam për rreth një orë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e më pas dolëm për t'u larguar në banesën tonë. Në momentin kur jam gjendur te dera e shtëpisë, ka ardhur shpërthimi i fortë. Ishim pak metra larg dhe vala goditëse bëri që të uleshim të gjithë përtokë. Fatmirësis­ht që nuk kemi shkuar disa minuta më parë te makina, pasi mund të kishim një tragjedi.

A keni një dyshim se kush mund të jetë autori?

Nuk e di pasi unë nuk kam asnjë konflikt me njeri. Nuk e di kush mund ta ketë bërë një akt të tillë duke vendosur një sasi të konsiderue­shme eksplozivi në makinë dhe dëmtuar atë, por kjo është gjysma e së keqes. Pres nga policia dhe prokuroria të zbardhin të plotë ngjarjen.

Familja juaj ka një seri ngjarjesh me humbje jetësh. Mund të ketë lidhje me këto ngjarje?

Kam humbur vëllanë, motrën e dajën. Për këto ngjarje nuk ka asnjë të akuzuar, nuk ka asnjë autor. Ndoshta edhe mund të ketë, por edhe pse familja jonë ka qenë shënjestër, unë nuk e di psenë. Pres që prokuroria dhe policia të zbardhin gjithçka rreth kësaj ngjarjeje të fundit, por edhe vrasjeve të familjarëv­e të mi që kanë mbetur pa asnjë autor.

E ndieni veten dhe familjen të rrezikuar?

Natyrisht që po, jam dhe jemi të rrezikuar në çdo çast, ndaj kërkoj që sa më shpejt të zbardhet gjithçka. Nuk kam konflikt dhe nuk kam pasur me njeri, ndaj nuk di se çfarë të them.

Ju keni qenë i dënuar edhe për rrëmbimin e nipit të një biznesmeni...

Sikur ta kisha hasmin si Sulo Shehu apo nipi i tij, njerëz me të cilët kam zgjidhur gjithçka dhe nuk kemi asnjë konflikt më. Ajo është një ngjarje e harruar. Unë u dënova me 14 vjet burg dhe kreva 5 vjet. Më pas gjithçka u mësua për atë ngjarje, për të cilën nuk dua të flas shumë. Por me familjen Shehu nuk kam dhe s'kemi asgjë.

 ??  ?? Elton Ismaili
Elton Ismaili
 ??  ??
 ??  ?? Elton Ismaili, pronari i makinës që iu vu tritol
Elton Ismaili, pronari i makinës që iu vu tritol

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania