Panorama (Albania)

Incidentet, shkon në 8 numri i të arrestuarv­e

-

Dy ditë më parë, drejtori i Përgjithsh­ëm për Sigurinë Publike, Altin Qato, gjatë prezantimi­t të masave për zgjedhjet e 25 qershorit, deklaroi se kishin ndodhur 14 krime elektorale, me 4 persona të arrestuar deri tani. Por pas dy incidentev­e të tjera që ndodhën dje në Dibër e Tiranë, numri i të arrestuarv­e është dyfishuar, duke shkuar në 8. Në një deklaratë për mediat, Qato prezantoi masat që ka marrë Policia e Shtetit për zgjedhjet e datës 25 qershor, të cilat po ndiqen me kujdes pasi tashmë është faza më e rëndësishm­e e periudhës zgjedhore. “Punën tonë e kemi filluar me trajnimin e 7040 punonjësve të Policisë që do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas niveleve të menaxhimit policor, deri te niveli bazë i veprimit policor. Për sigurimin e 5362 qendrave të votimit, 90 KZAZ dhe 90 VNV, janë bërë përllogari­tjet paraprake të punonjësve të Policisë, për automjete, pajisje, komunikim, ushqim etj.”, tha dje Qato. Nga ana tjetër kërkoi angazhim maksimal nga ana e Policisë, në zbatim të detyrës, duke mos shkelur ligjin, sipas të cilit ata nuk mund të përfshihen në fushata elektorale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania