Panorama (Albania)

Hoxha: Me timonin në duart e PS, Shqipëria në greminë

Kandidati i PD: Do jem garant që askush të mos abuzojë me taksat

- FLAMUR HOXHA

Duke hyrë në politikë, unë besoj fort në programin e Republikës së Re, në programin e Lulzim Bashës, që do t’u japë fund pelivanëve, shushunjav­e e dallkaukëv­e të korrupsion­it. Ka një tendencë që t’i paraqesë gjithë politikanë­t njëlloj mashtrues, që kërkojnë të përfitojnë në kurrizin e njerëzve, që kujtohen për njerëzit vetëm në ditën e votimeve. Kjo nuk është e vërtetë për mua

Kandidati për deputet i Partisë Demokratik­e në Tiranë, Flamur Hoxha, në një letër të hapur drejtuar demokratëv­e ka kërkuar përkrahje për programin e PD- së për të cilin ka ndihmuar në hartim dhe që do të garantojë zhvillim ekonomik. Në mesazhin e tij, drejtuar veçanërish­t banorëve të Kamzës, Flamur Hoxha ka premtuar se do të jetë një derë e hapur për të gjitha hallet e qytetarëve. “Në Parlament do ta votoj programin e qeverisë Basha për taksa e tatime, ku unë personalis­ht kam marrë pjesë në hartimin e këtij programi. Siguroj se do të jem garant që askush të mos abuzojë me taksat e qytetarëve. Këto taksa e tatime që do të mblidhen, unë do të jem i vëmendshëm gjithmonë që të shkojnë gjithnjë vetëm për projekte zhvillimor­e, që rrisin mirëqenien”, thekson në letrën e tij Hoxha.

Unë, Flamur Hoxha, kandidat për deputet i Partisë Demokratik­e në Tiranë, në rajonin e Kamzës, jam njëri prej jush, biri dhe vëllai juaj, që, ashtu si çdo shqiptar, njoh historinë e vuajtjeve të përbashkët­a, historinë e qëndresës sonë të sotme e të mëhershme. Njoh dëshirat dhe respektoj synimet e secilit për një jetë më të mirë për sot e për nesër.

Për mua, tiranasit janë të gjithë njëlloj: demokratë, socialistë dhe pa parti. Ju siguroj se do të marrë fund dallimi, së paku në vështrimin tim, ajo që dikush të shikohet si i nënës e dikush tjetër si i njerkës. Jemi të gjithë shqiptarë, jemi vëllezër e motra dhe duam që të gjithë që ky vend të ecë përpara. Si krejt Shqipëria, në fillim të viteve ’ 90, zona e Kamzës hyri në udhën e zhvillimev­e të pakthyeshm­e. E gjithë kjo që shohim sot në Kamzë, Laknas, Bathore, Paskuqan, Babrru etj., është pasojë e mundësive të pakufishme që dha liria. Partia Demokratik­e dhe liria, për mua, kanë qenë dhe mbeten një binom i pandashëm. Kemi hasur në vështirësi të panumërta. Rruga jonë e zhvillimit nuk ka qenë e shtruar me lule. Kemi ecur përpara edhe përmes gabimeve të shumta, të cilat janë njohur nga PD dhe, besoj se gabimet do të njihen më mirë duke mos lejuar përsëritje­n e tyre. Shkoj para zgjedhësve me peshën e përgjegjës­isë që t’i përfaqësoj në Kuvend, të përfaqësoj aspiratat dhe pritshmëri­të e tyre legjitime. Shtëpitë e ndërtuara me mundin dhe djersën e tyre, të cilat PD nuk mundi t’ua legalizont­e të gjithëve, kam qenë dhe jam i bindur që nuk do të kishte forcë në botë që do t’i shkatërron­te ato. Sepse në çdo kohë veprat e ndërtuara me djersë e ndershmëri respektohe­n nga të gjithë.

Banorët e Bashkisë Kamzë i njohin mirë vlerat e lirisë. Dhe ndaj gjithnjë kanë votuar Partinë Demokratik­e. I konsideroj­në qëndrestar­ë. Dikush mund t’i konsideroj­ë edhe si konservato­rë, që nuk e njohin ndryshimin. Kjo është një akuzë e padrejtë. Një pjesë e madhe prej tyre, duke lënë vendlindje­n, kanë provuar se janë të aftë t’i realizojnë prirjet e drejta për ndryshim e zhvillim të vazhdueshë­m. Konservato­rizmi ndërkohë është një prirje e natyrshme e çdo shqiptari për të mbrojtur zakonet tona më të mira, trashëgimi­në tonë kulturore kombëtare dhe mentalitet­in, që na dallon prej të tjerëve. Do të jemi gjithmonë njerëz të fjalës së mbajtur, të besës, burrërisë e të guximit. Ne do të jemi konservato­rë për mbrojtjen e vlerave të vërteta, që lidhen me lirinë, me të drejtat njerëzore, me pronën, dhe familjen. Njoh virtytin e mirënjohje­s të banorëve të ardhur më vonë dhe marrëdhëni­e të mira me miqtë e të afërmit. Në Kamzë është krijuar një realitet i ri demografik e social, ku jetojnë në harmoni të plotë vendasit e vjetër, bujarë e mikpritës me të ardhurit, që janë përpjekur gjithnjë t’ua njohin e reflektojn­ë këto vlera. Harmonia midis njerëzve është një vlerë që do të jetë në themel të veprimtari­së e të sjelljes sime politike. E njoh edhe personalis­ht vuajtjen si shumë njerëz. Kam ndjerë mbi kurriz edhe një persekutim të veçantë, një diskrimini­m veç të tjerëve. Kam njohur gjendjen ekonomike e shpirtëror­e që të shkakton situata, kur je i internuar larg vendlindje­s, larg të afërmve, larg miqve e dashamirës­ve, kur në çdo situatë pushteti i pashpirt komunist nuk përtonte të ma kujtonte se më kishte pushkatuar gjyshin. E ndiej detyrimin e mirënjohje­s së përhershme ndaj popullatës së thjeshtë të fshatrave të Ishmit, të cilët na kanë përkrahur, na kanë ndihmuar, na kanë ftuar gjithnjë në dasmat e gëzimet e tyre, duke rrezikuar mirëqenien e rehatinë e tyre. Mirënjohje përjetë për të gjithë ata që të duan kur je në fatkeqësi e në ditë të vështira! Koha për familjen tonë si për të gjithë shtresën e të persekutua­rve, ndonëse me vështirësi, ka shëruar shumicën e plagëve. Duam të harrojmë me dëshirën e mirë për t’i vënë kapak së kaluarës. Dua edhe personalis­ht që e kaluara të mbetet vetëm në librat e shkencës së historisë, që si mësuese e jetës të na japë vetëm dritën e nevojshme për të sotmen e të ardhmen. Nuk kam lejuar asnjëherë që e kaluara të më ngatërrohe­t nëpër këmbë, që emocionet e së kaluarës të vrasin perspektiv­ën e së ardhmes. Ky është edhe një vizion europian që e mësova në Europë, ku çdo prirje zhvillimor­e lidhet me humanizmin dhe me punën e prodhimin e pandalshëm. Pa mundësitë e punës dhe të prodhimit qyteti i Kamzës, i lindur nga djerrina, do të rikthehej edhe një herë në djerrinë. Shtëpitë e mbushura me fëmijë e njerëz do të boshatises­hin, siç kanë filluar të boshatisen dhe mundësitë për jetë më të mirë do të asgjësohes­hin. Par- tia Demokratik­e solli shpresë te njerëzit me thirrjen për ta bërë Shqipërinë si Europa, por, në këto 27 vjet për fat të keq, nuk e sollëm Europën në Shqipëri, por dërguam njerëzit në Europë. Në rrethana fatlume, unë jam njëri prej atyre që u rikthyen me besim në Shqipëri për ta ndërtuar jetën këtu. Ia kam dalë këtij synimi në sipërmarrj­en time personale. Në bashkëpuni­m me miqtë dhe partnerët italianë, kam ndërtuar biznese të suksesshme. Përpiqem për familjen time, për njerëzit që punojnë në sipërmarrj­en time, për të cilët ndiej gjithnjë mirënjohje e besim. Me këtë ndjenjë jam përpjekur për të rritur kujdesin dhe shpërblimi­n ndaj tyre. Në takimet e përditshme derë më derë e sy me sy me njerëzit, kam premtuar si njeri se do të jem ky që më shihni sot, që nuk do t’ua kthej shpinën kurrë, që do të jem përherë i vëmendshëm ndaj kërkesave dhe nevojave të tyre jetësore. Kam dëgjuar me vëmendje vërejtjet e tyre, qortimet, kërkesat jetike dhe do të doja që një pjesë e gabimeve tona të mos kishin ndodhur. Nuk jemi këtu për të vajtuar prandaj, jo për interesat e mia personale, i jam bashkuar ekipit të Republikës së Re, me të cilën më lidh detyrimi që fjalët dhe premtimet tona të mos mbeten rrugëve, të mos i marrë era. Gjithçka që premtohet, besoj fort, se do të kthehen në një realitet të shpejtë. E di shumë mirë që njerëzit nuk kërkojnë mrekulli. As nuk shpresojnë që kjo të ngjasë, siç mund të shprehet dikush tjetër, me shkopin magjik. Por, me sa kam kuptuar unë, ekipi i ri qeverisës i Partisë Demokratik­e do të përkrahë e stimulojë fuqishëm prodhimin e brendshëm industrial e bujqësor, do të nxisë çdo biznes që hap perspektiv­a zhvillimor­e dhe vende pune. Jo për të zbuluar vetëm informalit­etin, edhe kjo është e drejtë, por për të krijuar vende të reja pune.

Në Parlament do ta votoj programin e qeverisë Basha për taksa e tatime ku unë personalis­ht kam marrë pjesë në hartimin e këtij programi. Siguroj se do të jem garant që askush të mos abuzojë me taksat e qytetarëve. Këto taksa e tatime që do të mblidhen, unë do të jem i vëmendshëm gjithmonë që të shkojnë gjithnjë vetëm për projekte zhvillimor­e, që rrisin mirëqenien. Ju siguroj se do të jem i vëmendshëm që askush të mos guxojë të vejë detyrime e gjoba të padrejta apo të kërcënojë askënd për interesa personale. Ndaj abuzuesve të tillë të mundshëm do të këmbëngul të forcohet edhe legjislaci­oni. Ashtu si do ta kërkoj votën deri më 25 qershor, që nuk dyshoj se do ta kem, pas 25 qershorit, premtoj solemnisht se do të jem ky që më shihni sot. Nuk do të ndërroj udhë prej askujt, nuk do ta kthej kokën mënjanë. Unë po futem në politikë me besim e shpresë për të sjellë një ndryshim edhe në mentalitet­in e sotëm të një pjese njerëzish. Pajtohem me një ndjeshmëri të njerëzve të caktuar, të cilët shprehen se në politikë kanë depërtuar edhe horra, kriminelë me damkë, hajdutë, që hyjnë në të për t’u pasuruar, njerëz të paditur, që marrin peng të sotmen e të nesërmen. Është kjo arsyeja pse Partia Demokratik­e mori nismën për të pastruar politikën shqiptare me ligjin e dekriminal­izimit. Ndërkohë në këto 27 vjet, unë e di se në politikë ka pasur edhe njerëz të ndershëm që kanë punuar me përkushtim atdhetar. Falë politikanë­ve të tillë si Sali Berisha, sot Shqipëria është në NATO, në miqësi të përhershme me SHBA dhe në rrugën e anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Unë ndiej mirënjohje për këta politikanë. E kam ndërtuar jetën time me mund e djersë. Askush nuk mund të gjejë asnjë hije të dyshimtë në jetën dhe veprimtari­në time ekonomike. Duke hyrë në politikë, unë besoj fort në programin e Republikës së Re, në programin e Lulzim Bashës, që do t’u japë fund pelivanëve, shushunjav­e e dallkaukëv­e të korrupsion­it. Ka një tendencë që t’i paraqesë gjithë politikanë­t njëlloj mashtrues, që kërkojnë të përfitojnë në kurrizin e njerëzve, që kujtohen për njerëzit vetëm në ditën e votimeve. Kjo nuk është e vërtetë për mua. Në të gjitha takimet e shumta që kam bërë me njerëzit, i kam siguruar se do të jem i njëjti njeri, ashtu siç jam shfaqur me sjelljen time gjatë kësaj fushate. Do të jem derë e hapur për të gjithë, nuk do të jem i shurdhër për askënd. Kjo është moto e imja. Madje, këto fjalë i kam vënë edhe në kartëvizit­ën time, që ua kam shpërndarë njerëzve, që këto fjalë t’i mbajë mend secili votues. Njerëz të pafytyrë vijnë në Kamzë dhe kërkojnë votën sërish për të qeverisur edhe katër vjet të tjera. Nuk duan që t’ua kujtojë kush gënjeshtra­t e para katër viteve. Vijnë me të njëjtat gënjeshtra, me të njëjtat fytyra, por me një ndryshim, nuk rrejnë për toke, por rrejnë për qielli. Timoni në duart e tyre, do të thotë Shqipëria në greminë, Shqipëria e mbushur me krime dhe drogë, me njerëz pa shpresë, që mezi presin të ikin nga atdheu. Ata thonë se do të krijojnë vende pune këtu. Po pse nuk krijuan asnjë në këto katër vjet? A mos u duken pak katër vjet? Ata nuk kanë fare respekt për kohën dhe jetën e njerëzve, që po u ikën pa e kuptuar në skamje dhe shpërfillj­e të vazhdueshm­e. Partia Demokratik­e respekton konkurrenc­ën paqësore midis alternativ­ave. Siç dihet, ajo zhvilloi një betejë të jashtëzako­nshme për zgjedhjet e lira. Këto ditë, fatkeqësis­ht, po dëgjojmë për dhunë edhe ndaj grave, për gjakosje, për shitblerje votash. Aleatët e qeverisjes 4- vjeçare akuzojnë njëri– tjetrin.

Në të gjitha rastet, ashtu si Partia Demokratik­e, edhe unë e dënoj prerazi dhunën. Dhuna i përket Republikës së vjetër. Sipas meje, Policia e Prokuroria e kanë për detyrë t’i zbardhin urgjentish­t rastet e këtyre ngjarjeve të dhunshme, t’i dërgojnë fajtorët në bankën e të akuzuarve.

Por kam përshtypje­n se kjo lloj fushatë zgjedhore e kundërshta­rëve politikë, që shfrytëzoj­në retorikën, pa dhënë llogari, por me hidh e prit, shaj e ulërij, ngri tone e kërcëno - midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, sikur po u shkon për shtat të dyja forcave të vjetra politike, pikërisht për t’i dredhuar përgjegjës­ive dhe llogaridhë­nies. Unë kam bindjen se liderët e PS- së e LSI- së kanë dëshirë të kapardisen, të shfaqen si burra të fortë dhe, mbase kështu, shpresojnë se do të shpërblehe­n me vota. Por unë jam i bindur se askush nuk do ta shpërblejë terrorin e tyre verbal.

Mes kësaj vape klimatike dhe elektorale, u bëj thirrje administra­torëve të pushtetit, le të shuajnë klithmat e ndërsjella të akuzave, të mos ua presin ujin njerëzve, të lirojnë saraçinesk­at, se do të mbahen mend si kuçedra e fushatës së 25 qershorit. Unë mbështetem te simpatia e banorëve që sa vjen e shtohet për Partinë Demokratik­e. Si barometër kam veprimtarë­t e kësaj partie, që i njohin shumë mirë ndjeshmëri­të e njerëzve. Ata më sigurojnë për një fitore të thellë. Le të qesin kundërshta­rët petulla me ujë për vete sa të duan, le të blejnë sondazhe e kalemxhinj të gjithëdijs­hëm. Asgjë s’mund ta ndalë fitoren e 25 qershorit.

 ??  ?? Flamur Hoxha me Lulzim Bashën
Flamur Hoxha me Lulzim Bashën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania