Panorama (Albania)

Basha: Në Holandë kam punuar në Call Center

-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një rrëfim ndryshe në emisionin “Rudina”, ka folur edhe për kohën kur ndiqte studimet në Holandë. Basha tha se paradite ishte në shkollë, ndërsa pasdite punonte në Call Center. Kreu i PD tha se punonte nga ora 7 e pasdites deri në 11 të natës dhe se paguante vetë studimet e tij. “Kam punuar në Call Center, në Holandë, gjatë kohës që isha student. Shisja në tregun amerikan një buletin financiar, që bënin dy vëllezër shumë të suksesshëm në këtë fushë në Holandë. Punoja nga ora 7 e pasdites deri në 11 të natës. Unë paradite isha në shkollë, prandaj më duhej të punoja pasdite. Puna më dha mundësinë të paguaja vetë studimet e mia dhe të fitoja para”, u shpreh kryetari i opozitës. Një nga momentet që ka veçuar Basha, ishte dasma me bashkëshor­ten e tij, Aurelën, në vitin 2004, kur tha se “ishin lodhur shumë, për shkak se ndryshe nga kohët e sotme, ku paguan dhe çdo gjë është gati apo ta përgatisin të tjerët, atëherë duhej çdo gjë ta blije vetë”. Ndërsa për vajzat tha se e vogla është komandantj­a e shtëpisë. Basha tha se ndryshe nga vajza e parë, tek e dyta nuk mundi të asistojë gjatë lindjes së saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania