Panorama (Albania)

Tropojani i vrarë, dyshime për konflikte të 40- vjeçarit

Policia: S'ishte hasmëri e as precedentë, jetonte në varfëri

-

Tropojani i ekzekutuar me 4 plumba në sy të gruas në Vlorë nuk kishte asnjë problem hasmërie dhe as precedentë në vendlindje­n e tij.

Kjo e dhënë është konfirmuar për Policinë e Vlorës nga kolegët e tyre të Tropojës, të cilëve u është kërkuar informacio­n në lidhje me viktimën Fatjon Sinani. Fillimisht u dyshua se vrasja e 40- vjeçarit mund të kishte lidhje me ndonjë hasmëri të mundshme në vendlindje­n e tij, por burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se u është konfirmuar se i ndjeri nuk ka pasur probleme të kësaj natyre dhe as me ligjin. Kjo e ka vështirësu­ar punën e policisë për të zbardhur motivin e krimit të rëndë që ndodhi në banesën e marrë me qira të Sinanit. Paraprakis­ht dyshohet se Sinani mund të jetë qëlluar me armë zjarri për shkak të ndonjë konflikti të kohëve të fundit në Vlorë. Ai punonte kryesisht në ndërtim, punë të cilën e siguronte duke dalë në sheshin "Omonia" në Vlorë. Ishte shpërngulu­r nga Tropoja para pesë vitesh, pasi ishte martuar me një vlonjate, ndërsa mësohet se nuk kishin fëmijë. E shoqja punonte në një ndërmarrje fason dhe kushtet e tyre ekonomike ishin mjaft të pakta. Për këtë shkak, policia nuk ka ende një pistë në lidhje me motivin e krimit. Bashkëshor­tja e tij është marrë në pyetje pas krimit në mënyrë sipërfaqës­ore ku ajo ka dhënë vetëm disa detaje dhe përshkrim të autorëve, pasi sipas Policisë, nuk ka qenë në gjendje psikologji­ke të japë shpjegime të tjera dhe dyshime të mundshme të saj në lidhje me krimin. Ndërkaq, Policia e Vlorës arriti të arrestojë në një kohë mjaft të shpejtë njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin Neritan Qejvani, nga Fieri. Sipas burimeve nga gru- pi i hetimit, 42- vjeçari nuk e ka pranuar autorësinë e krimit e kësisoj as të bashkëpuno­jë me Policinë. Mësohet se Qejvani është person me precedentë të mëparshëm penalë dhe ka qenë i dënuar në Greqi për lëndë narkotike. Në vendin e ngjarjes Policia gjeti edhe armën e krimit, një pis- toletë të llojit "Bereta". Blutë janë duke punuar për identifiki­min dhe kapjen e një tjetër personi, i cili ka qenë pjesëmarrë­s në krim. Banorët u shprehën se nuk janë në dijeni se familja Sinani kishte probleme dhe se burrë e grua jetonin në kushte të vështira ekonomike.

 ??  ?? VENDI KU NDODHI NGJARJA NE VLORE
VENDI KU NDODHI NGJARJA NE VLORE
 ??  ?? Makina e autorit të dyshuar për krimin
Makina e autorit të dyshuar për krimin
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania