Panorama (Albania)

Kapet autori i 7 grabitjeve

-

SHKODËR - Jetëgjatës­ia e dy grabitësve në Shkodër nuk ka zgjatur më shumë se 5 muaj, pasi kanë arritur që të arrestohen nga forcat e policisë. Në 5 muaj me radhë, shkurt- qershor, Klodian Sinaj dhe O. M. kanë arritur që të bëjnë 7 grabitje të ndryshme në Shkodër, duke arritur që t'u shpëtojnë gjurmëve të policisë. Rasti i fundit i vjedhjes te Rruga e Jezuitëve i ka "tradhtuar" sepse kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur identifiki­min e Klodian Sinajt, 28 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhje" dhe "Armëmbajtj­e pa leje". Në kërkim si bashkëpunë­tor është shpallur O. M., 28 vjeç. Në këtë mënyrë, Policia ka finalizuar me sukses operacioni­n "Missing Gift". Policia bën me dije përmes komunikatë­s për shtyp se ka dokumentua­r me prova ligjore autorësinë e 7 vjedhjeve me dhunë në Shkodër. Policia shton se përveç arrestimit në flagrancë të një shtetasi dhe shpalljen në kërkim të O. M., janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania