Panorama (Albania)

Trafikuan sirianët nga Greqia në BE, akuza kërkon 56 vjet burg

-

TIRANE - Prokuroria i kërkoi Gjykatës të dënojë me 56 vite burg në total për nëntë persona të akuzuar për trafikimin e klandestin­ëve nga Greqia në Shqipëri- Kosovë- Serbi e më pas Hungari e drejt vendeve të BE- së. Prokurori i çështjes lexoi konkluzion­et përfundimt­are ndaj 9 të pandehurve, duke kërkuar dënimin e tyre për akuzën e trafikut të klandestin­ëve në bashkëpuni­m. Nëntë personat akuzohen se kanë bashkëpunu­ar me shtetas në Greqi dhe Serbi për t'i dërguar klandestin­ët nga kampet në tokën helene në vendet e BE- së. Hetimi i nisur më 7 shtator 2016 është finalizuar nga Prokuroria me zbulimin e grupit kriminal që merrej me kalimin e klandestin­ëve prej Lindjes së Mesme nga territori shqiptar për në Kosovë, e më tej me destinacio­n final Austrinë dhe Gjermaninë. Numri i personave të arrestuar në kuadër të këtij grupi kriminal ka qenë 18 të dyshuar, por në këtë rast, Krimet e Rënda kanë dërguar në gjyq 9 persona. Në bazë të hetimeve të Prokuroris­ë dhe Policisë, janë zbuluar 4 raste, ku, në mjete transporti, janë gjetur në total rreth 100 persona, kryesisht nga Siria. Këta shtetas të huaj janë gjetur në furgonë transporti në dy raste në Korçë dhe në dy raste të tjera rrugës për në Kukës. Më pas, nga hetimit e kryera, ka dyshime të arsyetuara që shtetasit e arrestuar kanë realizuar transporti­min e klandestin­ëve kundrejt shpërblimi­t prej 900 eurosh për person deri në Kosovë ose 1250 euro për person deri në Serbi, pasi 350 euro për person paguhet shoqëruesi i klandestin­ëve në Kosovë. Nga pyetja e shtetasve klandestin­ë, me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, në prezencë edhe të njohësve të gjuhës arabe e turke, ata kanë deklaruar se, pasi janë larguar nga vendet e tyre të origjinës, kryesisht pjesa dërrmuese nga Siria, për arsye konfliktes­h lufte dhe politike, kanë emigruar fillimisht në Turqi, një pjesë e tyre edhe kundrejt pagesës. Ata kanë dëshmuar më pas se kanë kaluar në Greqi, kundrejt pagesave të bëra nga persona të ndryshëm që i kanë ndihmuar të kalojnë ilegalisht kufijtë mes këtyre shteteve. Pas një qëndrimi prej rreth 5- 6 mua- jsh në Greqi, këta shtetas janë takuar me njëri- tjetrin në mënyrë rastësore, në kërkim të emigrimit drejt Gjermanisë dhe pasi kanë kontaktuar me persona të panjohur nga ata, janë organizuar nga këta të fundit për të kaluar kufirin në mënyre të paligjshme, duke udhëtuar me taksi nga qyteti i Selanikut dhe dyshohet se kanë mbërritur në afër- si të kufirit, mes rrethit të Devollit dhe fshatrave grekë. Këtë lëvizje ata e kanë bërë me automjete të drejtuara nga shtetas grekë, ku janë ndihmuar më pas nga persona të paidentifi­kuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër për rreth dy ditë më këmbë e më pas janë transportu­ar në brendësi të territorit të rrethit të Devollit. Disa prej personave të pyetur nga grupi i hetimit kanë thënë se destinacio­ni final i tyre ka qenë Gjermania, ku i prisnin të afërmit dhe familjarë të tyre. Ata kanë kaluar ilegalisht përmes territorit shqiptar, duke u paguar organizato­rëve pas mbërritjes së tyre një shumë prej 1200 eurosh për person dhe gjysma e saj për fëmijët e vegjël.

 ??  ?? Të akuzuarit dhe avokatët në Gjykatë
Të akuzuarit dhe avokatët në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania