Panorama (Albania)

Milan- Donaruma, zbardhen shifrat e... marrëveshj­es

-

Rinovime, refuzime dhe shumë polemika. Historia e Donarumës te Milani kohët e fundit mund të perifrazoh­et fare mirë në këto tri fjalë. Nëse në orët e fundit po flitet për një mundësi, megjithëse të vogël, për të gjetur gjuhën e përbashkët, atëherë duhet folur me gjuhën e shifrave si argumenti i vetëm paqevënës në të tilla kontekste. Sa vlen Xhixho, sa duhet të kushtojë dhe sa duhet të paguhet? 18 vjeç dhe 5 milionë euro në vit, kjo ka qenë llogaria që është bërë më shpesh nga tifozët. Për të zbardhur vlerën e portierit kuqezi, duhen pasur në konsiderat­ë dy faktorë: mosha dhe talenti. A është Xhixho fenomen i rolit të tij dhe sa do të fitojë në nivel titujsh në njëzet vitet e ardhshme? Ekspertë të sektorit, duke u bazuar në të dhënat profesiona­le dhe moshën e lojtarit, kanë përllogari­tur që kartoni i Xhanluxhi Donarumës duhet të vlejë 50 milionë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania