Cilat qenë mesazhet e Sali Berishës?

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - BLENDI FEVZIU

SaliBerisha ka folur dje për herë të parë direkt që nga koha kur debati i brendshëm ka mbërthyer partinë më...

të madhe të opozitës në fund të majit. Në një pyll problemesh, që nga marrëveshja Rama – Basha, debati për listën e deputetëve të PD- së, fushatën që bëri Basha, humbjen e thellë dhe deri rikandidimin dhe kontestimin e tij, Berisha ka tentuar të mbajë një profil që shumë vetë e prisnin, por që shumë të tjerë i ka befasuar: Berisha ka folur hapur! Ai ka pasur një target, militantët dhe mbështetësit e PD- së. Por, pa dyshim ka lënë të befasuar të gjithë ata që ende shpresojnë ta përfshijnë direkt në një debat të brendshëm të PD- së.

Ka shumë mënyra se si mund të lexohet intervista e Berishës dhe se si e shohin protagonistët dhe analistët atë, por pak a shumë, për mua, ajo mund të përmblidhet në këto pika:

E para, Berisha foli me autoritetin e njeriut më të rëndësishëm historik të PD- së. Një prej themeluesve të saj, drejtues për 21 vjet, njeriu që e mbajti në pushtet PD- në për 13 vjet dhe një shtetar i rëndësishëm shqiptar. Ai ishte dukshëm distant nga debatet shterpë të ditës, edhe pse u duk sikur u përfshi brenda tyre.

E dyta, Berisha konfirmoi edhe një herë, por kësaj here më prerë, faktin që ambiciet e tij politike në PD dhe më tej, nuk e çojnë përtej të qenët një anëtar i përkushtuar i PD, por jo më një protagonist në garë.

E treta, Berisha tentoi të distancojë veten nga vendimmarrja e Bashës dje, por edhe nesër, duke përforcuar atë që e ka thënë shumë herë, por kësaj here e tha më prerë: në PD vendos Basha dhe ai vetë, ka mendimet e tij, që jo gjithnjë përkojnë me ato të kryetarit. Por Berisha tentoi të sqarojë që asociimi i çdo vendimi të Bashës me Berishën është i gabuar dhe jo real.

E katërta, Berisha rikonfirmoi gabimet e Bashës, që edhe Basha vetë i kishte pranuar në një konferencë shtypi, qetësoi kontestuesit e tij brenda PD- së, duke u dhënë disa herë të drejtë morale, por deklaroi se vendi dhe investimi i tyre është në PD. Ai tentoi të ndalë një çarje të mundshme të partisë, sado minore qoftë ajo. Pra, ai deklaroi që është koha për bashkim dhe jo për ndarje.

E pesta, Berisha nuk e hapi, por e mbylli me qëndrimin e tij debatin e brendshëm në PD. Kushdo mund të mbajë qëndrimin e tij, por ai i Berishës ishte i qartë: Nuk do të jetë në krah të askujt por, aq më pak, do të mbështesë kontestime dhe çarje të partisë.

Një prej figurave të rëndësishme të të gjithë Lindjes ish- komuniste, një prej politikanëve më jetëgjatë në Ballkan, Berisha duket se ka vendosur të mbajë qëndrimin e politikanit që i ka varur tashmë pas dere ambiciet e tij politike, por që nuk largohet asnjë sekondë nga godina që ngriti 27 vite të shkuara.

Një prej figurave të rëndësishme të të gjithë Lindjes ish- komuniste, një prej politikanëve më jetëgjatë në Ballkan, Berisha duket se ka vendosur të mbajë qëndrimin e politikanit që i ka varur tashmë pas dere ambiciet e tij politike, por që nuk largohet asnjë sekondë nga godina që ngriti 27 vite të shkuara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.