Panorama (Albania)

“Pirja e gjakut, shaka e zezë e Ramës”

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së e cilësoi shaka të zezë batutën e Edi Ramës për pirje të gjakut të popullit nga ana e politikanë­ve. “Pirja e gjakut, shaka e zezë e Kryeminist­rit. Humor i trashë apo humor i zi kur Kryeminist­ri thotë për veten dhe të tijtë se ‘ u kanë pirë gjakun popullit’?! Pohim i sinqertë i Kryeminist­rit, kjo është përgjigjja. Pasi koncesione­t qindra miliona euro janë pirje gjaku. Edhe dhjetra miliona euro për zyra dhe vanitete të tjera janë pirje gjaku. Sa për humorin, edhe stilistiki­sht është i trashë, si shkollëpak­u dhe i zi, si pirje gjaku”, shkruan Vasili në Facebook. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamenta­r të PS-së, Kryeminist­ri Edi Rama ftoi ministrat të dhurojnë gjak. Duke përdorur metaforën, Rama tha se kjo do të ndihmojë në imazhin e politikani­t nga njerëz që pijnë gjak, në njerëz që japin gjak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania