PD s’ka deputetë për komisionet, PS ndryshon Rregulloren

Emrat e deputetëve sipas komisioneve, PD i jep LSI- së edhe zv. kryetarin e jashtëm

Panorama (Albania) - - POLITIKE - JUXHIN MUSTAFARAJ

Parlamenti i Shqipërisë mund të nisë punën në tetë komisionet e përhershme parlamentare.

Me 122 vota pro dhe vetëm 1 kundër, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë miratuar përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare, sipas propozimeve të ardhura nga PS, PD dhe LSI. Fillimisht deputetët e Parlamentit, përmes një pakti maxhorancë- opozitë, ndryshuan Rregulloren e Kuvendit në mënyrë që raportet parlamentare të ishin të drejta. Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë iu lejua të ishin pjesë e jo më shumë se dy komisioneve parlamentare, parim i cili sipas deputetëve propozues ndiqet edhe në Bundestagun gjerman. “Deputetë të caktuar mund të jenë anëtarë të jo më shumë se dy komisioneve të përhershme. Ky ndryshim bëhet për të respektuar raportet e përfaqësimit shumicë parlamentareopozitë parlamentare. Ky ndryshim i rregullores për kompozimin e komisioneve të përhershme ka të bëjë me sigurimin e respektimit të parimit kushtetues të shumicës parlamentare në komisionet e përhershme parlamentare dhe duhet të reflektojë përqindjen e partive të ndryshme politike të pëfaqësuara në të. Anëtarësia e disa deputetëve në dy komisione nuk e prek parimin e barazisë së të gjithë deputetëve, sepse qenia e tyre është refleksion i një momenti politik të përbërjes së Kuvendit dhe parimit të shumicës parlamentare, si parim themelor i një sistemi demokratik. Ky parim i shpërndarjes së anëtarësisë në komisione sipas fuqisë politike mbizotëron në komisionet e Bundestagut gjerman, e cila shkon paralel- isht, aq sa mundet, me fuqinë e grupeve parlamentare; partia apo koalicioni në pushtet kontrollon komisionet e Bundestagut”, thuhet në relacionin që shoqëroi ndryshimin e Rregullores së Parlamentit.

PËRBËRJA PD-LSI arritën marrëveshjen e dytë në jetën parlamentare. Demokratët, pasi i lanë të lirë LSI- së vendin e kryetarit në Komisionin e Shëndetësisë, i cili do të drejtohet nga Petrit Vasili, toleruan edhe postin e nënkryetarit në Komisionin e Jashtëm. Këtë post do ta mbajë Klajda Gjosha. PD do të drejtojë vetëm Komisionin e Integrimit, kryetar i të cilit do të jetë Genc Pollo, dhe Komisionin e Medias, ku kryetare do të jetë Albana Vokshi. PS ka drejtimin e pesë komisioneve parlamentare. Komisioni i Ligjeve i është besuar ish- anëtarit të saj, Ulsi Manja. Komisioni i Jashtëm do të drejtohet nga ishministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndërsa Komisioni i Sigurisë Kombëtare nga ishministrja Ermonela Felaj. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave do të drejtohet sërish nga Erjon Braçe. Të njëjtin drejtues PS ka zgjedhur edhe për Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, i cili do të kryesohet nga Eduard Shalsi.

Edi Paloka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.