GRIDA DUMA PRANË PROTESTUESVE

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Në orët e vona të së enjtes ka shkuar pranë protestuesve deputetja Grida Duma, njëherësh zëdhënëse e Grupit Parlamentar të PD- së. Ajo ka dëgjuar shqetësimet e banorëve, mes të cilëve edhe një rast flagrant, shoqërimin e një 12- vjeçari në Polici. "Një fëmijë 12 vjeç është tani në Komisariat. Aty tani, në rajonin nr. 1, janë 16 veta që kërkojnë pronën e tyre. Ai fëmijë është traumatizuar. Ka mbi 4 orë që rri aty", mësohet t'i ketë thënë njëra prej banoreve protestuese deputetes. Po ashtu, edhe ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të videos ku fëmija ulëriste për arrestimin e të atit nga policia. Nëpërmjet një statusi të shkurtër në "Facebook", Berisha riposton videon që ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, me një fjali: "E dhimbshme, terror ndaj grave dhe fëmijëve në Shkozë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.