Kërcënon Peniani: Do ta bëjmë hi SHBA- në, do zhdukim Japoninë

Deklarata e Koresë pas sanksioneve, Japonia e quan përshkallëzim të egër

Panorama (Albania) - - BOTA -

Koreja e Veriut ka kërcënuar të sulmojë me armë nukleare Japoninë dhe t'i kthejë SHBA- të në hi dhe errësirë, pas sanksioneve të fundit të imponuara nga OKB- ja.

Kërcënimi u bë nëpërmjet agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut, pasi zyrtarët e mbrojtjes në SHBA thanë se regjimi, gjatë dy ditëve të fundit, ka lëvizur raketat duke përgatitur vende fikse për të kryer lançimet. Në një deklaratë në agjencinë e lajmeve KCNA, një zëdhënës për regjimin tha se "Ushtria dhe populli i RPDK- së kërkojnë njëzëri që jankit ( amerikanët), fajtorët kryesorë në gatimin e rezolutës së sanksioneve, të rrihen për vdekje... Durimi ka kufi. Tani është koha për të asgjësuar agresorët imperialistë të SHBA- ve. Le ta kthejmë kontinentin e SHBA- ve në hi dhe errësirë. Le të çlirojmë indinjatën tonë me mobilizimin e të gjitha mjeteve të hakmarrjes, të cilat janë përgatitur deri më tani. Këto janë zëra të ushtrisë dhe të njerëzve koreanë". Gjithashtu janë dëgjuar në DPRK edhe akuza të forta kundër japonezëve që janë bashkuar me amerikanët për sanksione. "Sjelljet e japonezëve, armiku i betuar i kombit korean, na zemërojnë. Japonezët e ligj nuk duhet të falen...", thuhet në deklaratë ku kërcënohet se "Një goditje shpërthyese u duhet dhënë atyre që ende nuk kanë janë bërë të ndërgjegjshëm pas lançimit të raketës sonë ICBM mbi arkipelagun japonez. Katër ishujt e arkipelagut duhet të zhyten në det nga bombë bërthamore. Japonia, nuk është më e nevojshme që të ekzistojë pranë nesh". Shefi i sekretarit të kabinetit japonez, Yoshihide Suga, e quajti deklaratën të egër, duke thënë se përshkallëzon tensionin në rajon dhe është absolutisht e papranueshme. Deklarata erdhi pasi lajmet në NBC thanë se tre zyrtarë të lartë të Mbrojtjes amerikane kishin konfirmuar se Veriu ishte vërejtur duke lëvizur raketa të shumta raketash dhe duke përgatitur terrene për nisjen e tyre. Analistët besonin se raketa e fundit e Koresë së Veriut, "Hwasong- 14", është e aftë të prekë shumicën e SHBAve kontinentale dhe tashmë është hedhur mbi Japoni. Veriu pohon se koka bërthamore që u testua në Punggye- ri, më 3 shtator, është mjaftueshëm e vogël për t'u përshtatur në majë të ra- ketës, edhe pse ka dyshime nëse ka teknologji për ta kthyer atë në tokë të paprekur. Këshilli i Sigurimit i OKB- së votoi njëzëri të hënën e kaluar për të vendosur sanksione të reja mbi Korenë e Veriut pas testit të fundit bërthamor. Masat përfshijnë ndalimin e plotë të punës së Koresë së Veriut që përdoret jashtë shtetit, nga e cila regjimi fiton rreth 500 milionë dollarë në vit. Qytetarët e Koresë së Veriut shpesh transferohen me forcë jashtë shtetit për të punuar, duke mbajtur për vete vetëm pagën e jetesës dhe duke u detyruar të dërgojnë pjesën tjetër të asaj që fitojnë përsëri në Penian. Dhjetëra vende mendohet se përdorin një metodë të tillë, përfshirë edhe Katarin, por më shumë Kina dhe Rusia. Masat në OKB janë marrë për të goditur eksportet e qymyrit dhe të tekstilit të Koresë së Veriut, importet e naftës dhe imponojnë ngrirjen e aseteve ndaj zyrtarëve të regjimit.

Lideri koreanoverior, Kim Jong- un

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.