Thaçi i përgjigjet Daçiç për pavarësinë: Po jeton në ëndërr

Panorama (Albania) - - BOTA -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë një përgjigje deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke u shprehur se në rast se ai nuk e sheh pavarësinë e Kosovës si realitet, po jeton në ëndrra. Komenti ishte përgjigje ndaj qëndrimit të ministrit Daçiç, që pati thënë se deklaratat e Thaçit, se Serbia do ta njohë Kosovën e pavarur, tregojnë se ai po jeton në botën e ëndrrave. "Kosova është realitet, vend i pavarur dhe sovran", ka thënë Thaçi. "Nëse dikush e sheh Kosovën e pavarur si ëndërr, ai vetë është në ëndërr", u shpreh Presidenti i Kosovës gjatë një bashkëbisedimi me media dhe anëtarë të shoqërisë civile. "Ëndërr për dikë kanë qenë shumë procese të cilat kanë ndodhur", ka shtuar Thaçi. Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të en- jten se është koha që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të zgjohet nga mirazhi dhe përsëriti se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Thaçi "me sa duket jeton në ëndërr dhe në një botë paralele. Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova, është koha që Thaçi të zgjohet nga mirazhi, sepse vetëm dialogu dhe kompromisi mund të çojnë në një zgjidhje të qëndrueshme. Ultimatumet dhe mashtrimet nuk do të kalojnë", tha ministri serb. Thaçi ishte shprehur para kësaj se, njohja e Kosovës nga Serbia do të ndodhë në një të ardhme jo të largët.

Daçiç dhe Thaçi në një takim në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.