Panorama (Albania)

Gentiana Sula, në gjurmët e biologes

- Gentiana Sula

Aktiviteti që zhvillon sot AIDSSH, së bashku me Fakultetin e Shkencave, nuk është thjesht një detyrë institucio­nale. Përtej zyrtares, duket se ka edhe një grishje të hershme personale. Ndërsa e shohin aq të zellshme në çështjet e dosjeve të ish- Sigurimit dhe të grumbullim­it të çdo të dhëne që do të ndihmonte në zbardhjen e së shkuarës së përbashkët apo asaj individual­e, shumë pak mund ta dinë se drejtoresh­a e AIDSH- së, Gentiana Sula, është po ashtu një biologe, madje një nga ato ish- studentet e Fakultetit të Shkencave, që ka përfunduar studimet me medalje ari. "Nuk mund ta fsheh se interesi im ndaj figurës së Sabiha Kasimatit është i hershëm, që në kohët kur isha studente dhe studioja në Fakultetin e Shkencave. Gjithmonë kam dashur të di më shumë rreth biologes së parë shqiptare, rreth kësaj shkencëtar­eje, së cilës iu pre puna në mes. Dhe tani kam fatin, nga një tjetër pozitë, të përmbush jo vetëm detyrimet ligjore, për të ndihmuar të afërmit e saj në zbardhjen e së vërtetës rreth kësaj figure: si u shënjestru­a, si u ndoq, si u dënua. Por, në njëfarë mënyre, të vë në vend nderin që ajo meriton si një intelektua­le dhe shkencëtar­e. Ndaj edhe jam impenjuar personalis­ht në plotësimin e dosjes së saj, por edhe për ardhjen në Shqipëri të diplomës së saj italiane", thotë Sula.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania