Panorama (Albania)

Trajneri i Dinamos, Khaskeviç: Skënderbeu donte rezultat

-

Trajneri i Dinamos së Kievit, Aleksandar Khaskeviç, nuk pranoi t'u tregonte gazetarëve pas ndeshjes se çfarë u kishte thënë lojtarëve në pushim. "Më mirë të mos e dini se çfarë u thashë", u shpreh trajneri mes të qeshurave në sallën e konferenca­ve, ku gjithsesi pranoi se pjesa e dytë kishte dhuruar një tablo krejtësish­t ndryshe nga e para. "I bëmë një fillim të fortë ndeshjes në pjesën e dytë. Moraesh hyri në fushë dhe pas golit të dytë ishim në kontroll të plotë të takimit. Gjëja më e rëndësishm­e për ne është që fituam ndeshjen e hapjes në fazën në grupeve", shpjegoi trajneri. "Ishin vetëm 45 minuta dhe ne po mundeshim, gjithçka mund të ndodhte. Për më tepër, në pjesën e parë kundërshta­ri po na rrezikonte me kundërsulm­e. Ndoshta edhe kishte disa raste të rrezikshme para portës sonë, por këto gjuajtje nga afër apo nga larg na treguan vendosmëri­në e kundërshta­rit për të arritur një rezultat. Nuk ka emra të mëdhenj në këtë grup, por të gjithë janë rivalë të një niveli shumë të lartë", tha Khaskeviç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania