Panorama (Albania)

“Korrupsion te Porto? Njësoj sikur nazistët të mohojnë Aushvicin"

-

Klubi i Benfikës as që ka ndër mend të qëndrojë duarkryq në lidhje me atë që mund ta presë skuadrën nga Lisbona në ditët në vazhdim, duke parë kërcënimin e hapur nga ana e rivalëve të Portos. Komentator­i i "Benfika TV", Hoze Manuel Antunes, ka garantuar në një prej kanaleve vendëse se është i sigurt që ajo renditje është stiluar nga anglezja "Daily Mail". Madje, ai kishte ruajtur edhe linkun e këtij anketimi, por ndërsa ka tentuar që ta fusë atë në rrjet për të gjithë, ka dalë gënjeshtar, duke qenë se linku nënvizonte se lajmi nuk ekziston. Ai është justifikua­r me faktin se ky ishte një listim i bërë më 12 janar dhe është shfaqur prej tyre vetëm pak ditë më parë, por ndërkohë nuk ka asnjë provë për këtë, duke parë se edhe media angleze mohon ta ketë bërë një klasifikim të tillë. Gjithsesi, Antunes as që është stepur, por kur është pyetur nëse beson se Porto është një klub i korruptuar, ai ka theksuar bindshëm: "Të mendosh se Porto nuk është një klub i korruptuar, është njësoj sikur nazistët të mohonin Aushvicin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania