Panorama (Albania)

Milani fitore me goleadë në Austri, Andre Silva tripletë

-

Milani e ka lënë pas krahëve humbjen 4- 1 të pësuar përballë Lacios në fundjavë në Serinë A dhe është rikthyer te fitorja, duke mposhtur me goleadë 1- 5 Austrinë e Vjenës, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D të Ligës së Europës. Çalhanollu kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 7- të, ndërkohë që Andre Silva dyfishoi shifrat në minutën e 10- të. Në minutën e 20- të portugezi shënoi golin e tretë. Austriakët ngushtuan diferencën në minutën e 47- të me anë të Borkoviç, por Andre Silva shënoi sërish në minutën e 56- të. Në të 63- n ishte Suso që vulosi fitoren e Milanit. Në takimin tjetër të këtij grupi, AEK- u i Athinës fitoi në transfertë ndaj Rijekës me rezultatin 1- 2.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania