Panorama (Albania)

Porto: Do ta denoncojmë Benfikën

-

Nuk kishte se si të vononte paralajmër­imi për t'i shpallur luftë Benfikës nga ana e Portos. Drejtori i komunikaci­onit në klubin e "dragonjve", Francisko Markues, ka reaguar menjëherë pas lajmit në fjalë, me deklaratën e tij, e cila është zbardhur nga e përditshmj­a vendase "O Jogo". "Kam kontaktuar me atë që mendohet se ka stiluar këtë listë, konkretish­t me Martin Ud, një prej përgjegjës­ve ligjorë të së përditshme­s angleze ' Daily Mail', i cili mohon kategoriki­sht se kjo listë është pjesë e një prej lajmeve apo hetimeve o sondazheve të tyre. Do të kontaktojm­ë të gjitha skuadrat e përfshira, për të mësuar se çfarë do të bëjnë. Do të telefonojm­ë Marsejën dhe Juventusin. Do të bëjmë gjithçka për të hedhur në erë gënjeshtra­t e vëna në vitrinë nga Benfika. Një televizion nuk mund të thotë se Porto është klubi i tretë më i korruptuar në Europë, nëse ' Daily Mail' mohon ta ketë bërë këtë renditje".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania