PRESIDENTI META: NË PEZË U BASHKUAN FORCAT MË PATRIOTIKE

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte dje në Pezë për të kujtuar 75- vjetorin e Konferencës së Pezës. Në ceremoninë, në të cilën merrnin pjesë edhe ministra dhe përfaqësues të qeverisë, Meta u shpreh se Konferenca e Pezës ishte një ngjarje që bashkoi forcat më pozitive patriotike në Shqipëri në një front të vetëm antifashist. Sipas kreut të shtetit, Konferenca e Pezës hodhi themelet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. “Konferenca e Pezës është një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila hodhi themelet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe bashkoi forcat më pozitive e më patriotike të Shqipërisë në një front të vetëm antifashist, që më pas përgatiti 29 Nëntorin e vitit 1944. Ndaj, jemi këtu për të shprehur mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata përfaqësues që lanë dallimet politike dhe idetë e ndryshme dhe u bashkuan këtu në Pezë për një qëllim të përbashkët dhe madhor, për çlirimin e vendit nga pushtuesi”, deklaroi Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.