DO TË VERIFIKOHEN

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Pasuria e punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Verifikimi konsiston në: llogaritë bankare, numrin e banesave, automjeteve, apo bizneseve që ata mund të kenë. Pastërtia e figurës për të gjithë këta punonjës, duke verifikuar formularin e dekriminalizimit që ata vetë kanë plotësuar. Në rastet kur ka dyshime, do verifikohet nga grupi i punës në rast se kanë qenë të dënuar, proceduar, apo të hetuar më parë. Aftësitë profesionale të çdo punonjësi. Verifikimi do të kryhet në bazë të dosjeve të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, por do të verifikohet edhe ecuria në karrierë e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.