Babai i kryeministrit ndihmoi pedofilin, bie qeveria e Islandës

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Qeveria e Islandës ra pasi një partner i koalicionit dha dorëheqjen kur mësoi se babai i kryeministrit po përpiqej të pastronte emrin e një pedofili të dënuar. Partia centriste "Bright Future" ( E ardhme e ndritur) njoftoi në një postim në "Facebook" se një shkelje serioze e besimit nxiti largimin e saj. Kryeministri Bjarni Benediktsson mori detyrën në janar të këtij viti me partinë e tij "Independence Party", duke u bashkuar në koalicion me "Reform Party" dhe "Bright Future". Babai i Benediktsson, Benedikt Sveinsson, ndihmoi një pedofil të dënuar për të aplikuar mbi një klauzolë në sistemin gjyqësor të Islandës, i cili lejon një person që ka shërbyer dënimin e tij për një krim të rëndë, që të ' rivendosë nderin' dhe të kërkojë punësim përsëri. Në vitin 2004, Hjalti Sigurjon Hauksson u dënua për përdhunim të thjeshtrës së tij, pothuajse çdo ditë për 12 vjet, me pesë vjet burg. Kur u bë publik fakti se disa anëtarë të qeverisë, duke përfshirë edhe kreun e saj, kishin mbajtur të fshehtë informacion nga publiku, rreth një letre që kërkonte të shlyhej dënimi i Hauksson, "Bright Future" doli nga koalicioni. Kjo parti ka katër vende në parlamentin e Islandës, "Althingi". Dorëheqja e saj nga qeveria ka gjasa të nxisë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kryeministri i Islandës, Bjarni Benediktsson

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.