Dëmtohet Dembele, Barcelona përmbys Getafen

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Barcelona ka arritur të mposhtë me vështirësi Getafen në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e 4- t të La Ligës. Katalanasit mbetën pa shërbimet e Dembele në minutën e 29- të, pasi sulmuesi i afruar këtë verë u dëmtua dhe u zëvendësua nga Deulofeu. Getafe arriti të kalonte në avantazh në minutën e 39- të me anë të Shibasakit dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve. Në pjesën e dytë trajneri Valverde hodhi në fushë Denis Suarezin në vend të Iniestës dhe ishte pikërisht ai që barazoi rezultatin në minutën e 62- të. Në minutën e 77- të, në fushë u fut Paulinjo, i cili arriti të shënonte golin e përmbysjes në minutën e 84- t. Pas kësaj fitoreje, Barcelona numëron 12 pikë të plota dhe udhëheq renditjen e kampionatit spanjoll.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.