Dy gola për fitoren e katërt, Interi mposht Krotonen

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Interi po kalon një formë shumë të mirë në këtë fillimkampionati në Serinë A, teksa ka marrë sot fitoren e 4- t në 4 ndeshjet e para. Zikaltrit kanë mposhtur në transfertë Krotonen me rezultatin 0- 2. Edhe pse ndeshja ishte e balancuar thuajse gjatë të gjithë 90- minutëshit, Interi arriti të gjente golat e fitores në minutat e fundit. Skriniar në të 82- n dhe Perisiç në minutën e 3- të të shtesës, siguruan 3 pikë mjaft të vlefshme. Pas këtij takimi, Interi mban vendin e parë në renditje me 12 pikë të plota. Ndërkohë Krotone e Arlind Ajetit ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 4 javët e para.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.