Rikthehet hakmarrja mes bandave në Lushnjë, ekzekutohen dy miqtë e nipit të Aldo Bares

Dyshohet hakmarrje mes grupeve, plagosen edhe dy të tjerë

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - LUSHNJE

Rikthehen hakmarrjet dhe përplasjet e bandave të Lushnjës.

Dy të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur është bilanci i një krimi të rëndë që ndodhi në orët e vona të pasdites së djeshme në këtë qytet. Persona të paidentifikuar hapën zjarr nga një makinë në ecje, duke qëlluar me breshëri nga tri armë të ndryshme drejt një lokali që ndodhet në lagjen "Loni Dhamo". Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg komisariatit të këtij qyteti, ndërsa të vrarë mbetën shtetasit Jurgen Hoxha, 22 vjeç, dhe Zamir Latifi, 23 vjeç. Gjithashtu i plagosur rëndë nga atentati ka mbetur Marius Xhepexhiu, 26 vjeç, i cili sipas të dhënave është pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar, Bujar Turku, 66 vjeç.

Policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur "Ura e Përroit", ku nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas, i plagosur rëndë ka mbetur një tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një kalimtar i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën. "Viktimat janë shtetasit Z. L., 23 vjeç, dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë. Shtetasi i plagosur rëndë është M. Xh., 26 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", i cili po transportohet për në Tiranë, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B. T., 66 vjeç", thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia e Lushnjës në lidhje me këtë ngjarje.

Vetëm disa minuta pas krimit të rëndë, mësohet se në sallën operative të Lushnjës ka mbërritur një telefonatë nga ku sinjalizohej se në aksin rrugor Lushnjë- Berat po digjet një mjet. "Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në mjetin tip Benz tre armë zjarri automatike. Makina dyshohet se mund të jetë i autorëve. Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje- daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje", bëri të ditur policia.

Policia gjeti në vendngjarje edhe një armë pistoletë, që i përkiste njërit prej viktimave, të cilën ai ka tentuar ta përdorë por breshëria e plumbave i ka marrë jetën. Ndërkaq, grupi hetimor ka bllokuar kamerat e sigurisë së lokalit dhe disa subjekteve përreth. Nga mënyra e me- kanizmit të ngjarjes, krimi ka qenë i mirëorganizuar. Autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjeve dhe vendodhjes së viktimave. Burime nga grupi i hetimit konfirmuan mbrëmë se ngjarja dyshohet të ketë motiv hakmarrjen, duke mos përjashtuar edhe një rizgjim të bandave të Lushnjës që i kanë nisur hak- marrjet që prej më shumë se 20 vitesh.

Një vit më parë, në një atentat u plagosën dy miqtë e viktimave të mbrëmshme, Xhulio Shkurti ( nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Mësohet se prezent në atentatin e 2016- s ka qenë edhe Zamir Latifi, i cili asokohe nuk pësoi plagë. Policia nuk e përjashton dyshimin se atentati i mbrëmshëm të ketë lidhje pikërisht me këtë ngjarje të ndodhur më 25 shtator të 2016- s. Asokohe nuk pati të arrestuar, por i dyshuar ishte Laert Haxhiu, 25 vjeç. Ky i fundit ka vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala, i njohur me nofkën "Iriqi", në vitin 2009. Ai doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014s, për t'u arrestuar sërish në qershor të vitit 2015 për trafik heroine. Në momentin e arrestimit, Haxhiu tentoi të arratisej dhe u hodh nga një mur 4 m i lartë, ku theu këmbën. Ai deklaroi në polici se u largua, pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin. Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Laert Haxhiu është shoku i ngushtë i Saimir Taullaut. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau, është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares. Ndërkaq, babai i Xhulios, Ramadan Shkurti, u vra në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas të dhënave, viktima mbrëmshme Jurgen Hoxha jetonte me periudha herë në Lushnjë e herë në Holandë. Ndërsa miku i tij Latifi jetonte me periudha në Itali. Ata kishin vetëm pak ditë që kishin ardhur në Lushnjë. Të njëjtat burime bënë të ditur se ka dyshime të forta se ngjarja mund të ketë lidhje me pazaret e drogës, apo aktivitete të tjera të dy viktimave.

DY VIKTIMAT E ATENTATIT TE DJESHEM, ZAMIR LATIFI DHE JURGEN HOXHA

Trupi i viktimës bashke me armën e gjetur në vendngjarje

Trupat e viktimave në rrugë

Viktima Zamir Latifi

Viktima Jurgen Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.