Profesori amerikan leksion te “Luarasi”

Profesori amerikan, referat para stafit pedagogjik e studentëve

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - TIRANE

Një leksion mbi paqen dhe luftën, pragun që i ndan, konfliktet potenciale që kërcënojnë sot botën, si edhe mundësitë për parandalimin dhe shuarjen e tyre.

Ishin këto në fokus të referatit të profesorit amerikan Lane Van Tassell, i cili zgjodhi ambientet e Kolegjit Universitar "Luarasi" për të ndarë me stafin pedagogjik dhe studentët përvojën e tij të gjatë si lektor i marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetet më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Profesori amerikan vuri në dukje se për të parandaluar konfliktet e së ardhmes, rëndësi ka jo vetëm të kuptojmë thelbin përse nisin, por edhe të kuptojmë si përfundojnë ato dhe çfarë pasojash sjellin. Për ta bërë këtë, mjaf- tojmë të hedhim vështrimin pas dhe të sjellim në vëmendje dy nga ngjarjet më tragjike me të cilat është përballur njerëzimi shekullin e kaluar. Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, pasojat që ato patën në humbje jete duhet të shërbejnë si mësim për të ardhmen dhe jo thjesht si fakte historike që u përcillen brezave. I kësaj rëndësie është edhe fillimi i luftës së ftohtë dhe ndarja e Europës nga perdja e hekurt. Nëse nuk nxjerrim leksione prej tyre, atëherë do të jetë e vështirë të menaxhohen konfliktet që gjenerohen kohë pas kohe. REKTORI MALAJ

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe rektori i Kolegjit Universitar "Luarasi", Prof. Dr. Arben Malaj. Ndër- sa vlerësoi praninë e profesorit amerikan në auditorin e "Luarasi", rektori Malaj vuri në pah ekzistencën e konflikteve potenciale, të cilat kërcënojnë sot botën, duke nënvizuar se paqja vjen vetëm atëherë kur palët ndërgjegjësohen mbi gabimet e tyre dhe shprehin vullnetin e përbashkët për t'i korrigjuar, duke shërbyer në këtë mënyrë në reduktimin e rrën- jëve të konfliktit. "Është një mundësi e jashtëzakonshme për stafin akademik dhe për studentët që ' Luarasi' të jetë një derë e hapur për profesorë kaq të nderuar që ndajnë eksperiencën e tyre në politikat ndërkombëtare. Tema e leksionit ka të bëjë me përfundimin e konflikteve dhe mbjelljen e paqes. Jetojmë në një periudhë kur konfliktet potenciale janë rritur dhe në botë ka ende vatra të nxehta ku mundësia e konflikteve është e madhe. Paqja, bashkëpunimi, eliminimi i barrierave, qofshin kulturore, gjeografike apo ideologjike, do të krijojnë një ambient që do të jetë më i mirë, e që do të çojë në parandalimin e konflikteve. Paqja vjen kur palët njohin çfarë nuk është bërë mirë, ku është gabuar dhe si mund të reduk- tohen rrënjët e konflikteve, duke ofruar mbështetje për një të ardhme në paqe dhe prosperitet", shtoi Prof. Dr. Arben Malaj, rektor i Kolegjit Universitar "Luarasi".

Në fund të leksionit u zhvillua edhe një diskutim i hapur me pedagogët e "Luarasi", me të cilët u vunë në fokus çështje të aktualitetit, sikur mund të cilësohet vatra e nxehtë dhe konflikti në distancë mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Profesori Van Tassell ka dhënë mësim për shumë vite në Universitetin e Xhorxhias, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave politike. Fushat e tij të kërkimit kanë qenë pikërisht në politikat ndërkombëtare dhe çështjet globale sa u takon luftërave.

Profesori amerikan Van Tassell, rektori Malaj dhe stafi pedagogjik dje gjatë leksionit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.