55% E SHQIPTARËVE DUAN TË JEMI NË BE, 35% BESOJNË SE DO TË JEMI PARA VITIT 2020

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Shumica e shqiptarëve duan që vendi i tyre të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duke pasur si qëllim studimin apo punësimin në vendet e BE. Nga anketimi i bërë rezulton se 35% e shqiptarëve besojnë se Shqipëria do të jetë në BE deri në vitin 2020, dhe 37% besojnë se do të jemi në BE brenda 2025. Të dhënat e Barometrit të Ballkanit sqarojnë se 55% e shqiptarëve duan që vendi të jetë në BE për të qenë me studime dhe për t'u larguar nga Shqipëria. 59% e shqiptarëve janë tërësisht ose kryesisht të pakënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat në Shqipëri, shifër kjo që sqaron edhe arsyet e dëshirës së madhe të shqiptarëve për t'u larguar jashtë vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.