Raporti, Basha ngre alarmin: Nga janari do shtohet varfëria

Kreu i PD e quan dëshpëruese gjendjen ekonomike dhe gjen zgjidhje: Vota e lirë

Panorama (Albania) - - POLITIKE - JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ka lexuar si dëshpëruese të dhënat për Shqipërinë dalë nga anketimet e Barometrit të Ballkanit për vitin 2017.

Basha ka drejtuar gishtin e akuzës nga qeveria, duke theksuar se është pikërisht kjo maxhorancë që i ka bërë shqiptarët ta konsiderojnë të pajetueshëm këtë vend dhe duke shprehur dëshirën për t’u larguar. Por shifrat e publikuara për vitin 2017 nga Barometri i Ballkanit sipas kreut të PD, pas janarit të vitit 2018 do të jenë edhe më të thella. Basha ka deklaruar se vendosja e TVSH- së edhe për biznesin e vogël nga qeveria në fillim të vitit të ardhshëm, do ta bëjë edhe më të vështirë mbijetesën në Shqipëri. “Nga janari jetesa do të jetë edhe më e vështirë, apo të themi më saktë mbijetesa, për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të konsumit, sepse Edi Rama do të fusë biznesin e vogël në skemën e pagesës së TVSH-së. Përfytyroni se sa do të rritet numri i të pamundurve dhe se sa akoma më të pamundur do ta kenë ata që të mbyllin muajin. Kryeministri nuk do t’ia dijë sepse nuk ka asnjë raport llogaridhënie me qytetarët, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë e të dhunuar, pa asnjë program, por me mashtrime të paketuara me propagandë. Ne na duhet të vendosim me votë të lirë që qeveria të japë llogari para qytetarit, që të mos mendojnë emigrimin si shpëtimin e tyre të vetëm. Ndryshe treguesit e Barometrit të Ballkanit vitin e ardhshëm do të jenë akoma më dëshpërues për Shqipërinë”, deklaroi Basha në një dalje për mediat, ku publikoi edhe të dhëna nga anketimet e vitit 2017 të Barometrit të Ballkanit.

OPOZITA Duke e cilësuar marrëzi vendimin e qeverisë për të përfshirë edhe biznesin e vogël në skemën e TVSH- së, Basha deklaroi se opozita do të bëjë gjithçka për të frenuar qeverinë. Kur kjo nismë të vijë në Parlament, Partia Demokratike do të bëjë propozimet e saj për të mos lejuar edhe përfshirjen e bizne- sit të vogël në skemën e TVSHsë. “Ne do të paraqesim propozimet tona për të frenuar këtë çmenduri që do të çojë në rritjen e çmimeve të konsumit dhe rënien e të ardhurave buxhetore. Ne do ta vazhdojmë çdo ditë betejën kundër krimit të bërë njësh me qeverinë, kundër drogës dhe korrupsionit qeveritar. Por çdo masë, çdo lëvizje, do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk ndërhyhet me themel. Ndërhyrje me themel do të thotë, pikë së pari, garantimi i votës së lirë. Vetëm me votën e lirë e të ndershme një qeveri është e detyruar të japë llogari para njerëzve dhe nuk lejohet ta çojë vendin në greminë”, tha Basha.

Basha dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.